Inxhinier Mekanik 158 views

Job Expired

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t’i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni: 
Inxhinier Mekanik
Kontrata: Pa afat
Vendndodhja: Xhafzotaj (Durrës), Shqipëri.


Qëllimi i Pozicionit:
 Po kërkojmë një individ të motivuar në rolin e Inxhinierit Mekanik, për klientin tonë lider në prodhimin e komponentëve dhe aksesorëve të ndryshëm metalike, alumini dhe plastikë për më shumë se 30 vite në Shqipëri dhe Rajon. Ne këtë rol Ju do të jeni përgjegjës për zhvillimin dhe mbikqyrjen e të gjitha fazave të produktit dhe proçeseve të punës përfshirë kërkim-zhvillimin, projektimin, prodhimin duke përfshirë instalimin dhe implementimin e proçeseve përfundimtare.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Kryerja e inspektimeve industriale dhe të ciklit jetësor të produktit (dizajni, zhvillimi, testimi i prototipave, prodhimi dhe zbatimi).
• Zhvillimi i eksperimenteve në mënyrë metodike, analiza e të dhënave dhe interpretimi i rezultateve.
• Përgjegjës për menaxhimin dhe kryerjen e porosive për materialet e domosdoshme që kërkohen për realizimin e produkteve.
• Identifikimi dhe ofrimi i zgjidhjeve efektive për problemet e shfaqura gjatë realizimit të proceseve teknike.
• Interpretimi I skicave të ndryshme të projekteve dhe zbatimi në punime.
• Vlerësimi i performancës, besueshmërisë dhe sigurisë së përgjithshme të produktit përfundimtar.
• Mbikqyrja dhe kryerja e kontrollit të cilësisë duke ndjekur punimeve të stafit që ka në varësi.
• Kryerja e modifikimeve përkatëse për të përmbushur kërkesat e produktit dhe për të eliminuar keqfunksionimet gjatë proçeseve.
• Përgatitja e raporteve dhe dokumentacionit përkatës për proçeset e punës dhe të produktit.
• Hartimi i projekte mekanike dhe përshtatja me projekte teknike në AutoCAD.
• Hartimi i raporteve të vazhdueshme tek drejtuesit e kompanisë mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;
• Propozimi i proçedurave dhe metodave të zhvillimit me qëllim rritjen e efiçencës në punë;
• Ndjekja me korrektësi e rregullave të etikës, disiplinës dhe konfidencialitetit në punë;

Edukimi:

• Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë, preferohet Inxhinieri Mekanike.

Eksperienca e Punës dhe Aftësitë Kryesore:

• Eksperienca të mëparshme pune si Inxhinier Mekanik
• Të ketë njohuri shumë të mira në AutoCAD 2D & 3D, paketën Office dhe programe të tjera inxhinierike;
• Të zotërojë leje drejtimi kategoria B.
• Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punës në grup.
• Të ketë njohuri shume të mira të gjuhës Italiane (njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh).

Kushtet e punës: Kompania ofron një mjedis komod dhe miqësor për të punuar me një paketë benefitesh tërheqëse dhe konkuruese.


Procedurë Aplikimi:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj brenda datës 23.07.2022 në adresën e emailit: rekrutim@profesionisti.al

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Kavajes/Condor Center
  • Tel/Mob +355682081362
  • Profili Sherbime