Inxhinier Mekanik 151 views

Job Expired

Përshkrimi
Inxhinier Mekanik – Reparti i Saldimit

IKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e konstruksioneve metalike në pozicionin: Inxhinier Mekanik- Reparti Saldimit.
Përshkrim i Përgjithshëm: Inxhinier Mekanik do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet teknike të drejtimit të repartit mekanik dhe të saldimit.

Detyrat
Drejton repartin mekanik dhe të saldimit.
Interpreton skicat e projekteve dhe i zbaton në punime.
Realizon porositë për materialet e domosdoshme që kërkohen për realizimin e produkteve.
Kontrollon cilësinë dhe ndjekjen e punimeve të stafit që ka në varësi.
Raporton tek Menaxheri Financiar dhe Drejtuesi Teknik.
Kualifikimet
Të ketë Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike.
Të ketë njohuri për repartet e prodhimit të hekurit.
Preferohen kandidatë me eksperiencë të mëparshme pune.
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e email: hr@agikons.com.

Kontakt: 068 40 52 085.

Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1,Selite, Tirane.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim