Inxhinier Kostoist 33 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

 

Pozicioni: Inxhinier Kostoist

Departamenti: Kostove, Raportimit dhe garantimit të Cilësisë

Vendndodhja: Tiranë

 

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave, si dhe çmimet për zërat përkatës dhe të punimeve shtesë. Ai raporton direkt tek Menaxheri i njesise se kostos dhe Menaxheri i Projektit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgatitja e Situacioneve mujore, librezës së masave, analizës së çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nën-kontraktorëve.
  • Rakordim mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
  • Përpilimin dhe hartimin e preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania;
  • Kontrollin e preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
  • Ndjekjen e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me CM, PT, IK;
  • Raportimi i kostos së objekteve tek Projekt Menaxheri, Drejtori Teknik dhe Departamenti i Financës;
  • Përgatitjen e preventivave të paketave tenderuese;
  • Rishikim i analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
  • Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimore;
  • Kontroll te tregut për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Menaxheri Projektit për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventiv;
  • Asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, cost raporteve dhe Cash Flow të punimeve;
  • Kontrolli mujor fizik i Inventarëve për materialet;
  • Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare;

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri.

 

Kualifikime të tjera:

 

  • Eksperiencë si inxhinier preventivues/kostoist mbi 3 vjet për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos se ndertimit në kompanitë e ndërtimit;
  • I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i azhurnuar me çmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme;
  • Të jetë i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese ne grup;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, AUTOCAD;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime.

 

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002551011/Inxhinier-Kostoist?source=CareerSite

 

Afati i dorëzimit:  25/08/2025

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 24 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim