Inxhinier Kantieri 158 views1 application

Job Expired

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier Kantieri
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Mullet, Tirane

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonike – konstruktive – KUZ – KUB, infrastrukturës inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, si edhe detajimin konstruktiv e arkitektonik të elementeve të ndryshëm;
• Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
• Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si procesverbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli, etj;
• Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, sigurohet që të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhimit QA/QC dhe HSE, si dhe të rregullave në fuqi;
• Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
• Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
• Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
• Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së kompanisë;
• Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e inspektimeve të rregullta;
• Përgatitjen e snag listave ose të punimeve me mangësi apo të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
• Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
• Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
• Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk kanë mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
• Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
• Organizimin dhe koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier;
• Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
• Evidentimin e nevojave për materiale dhe mire administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
• Përgatitjen e raporteve ditore e javore për problematika dhe ecurinë përkatëse;
• Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
• Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.

Kualifikime të tjera:
• Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune në Punime Civile (konstruksion & rifinitura);
• Aftesi per te lexuar, kuptuar projektet MEP dhe bashkerenduar punimet me keto disiplina.
• Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
• Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
• Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj.;
• Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT, REVIT etj.);

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000855079/Inxhinier-Kantieri?source=CareerSite

Afati i dorëzimit: 13.07.2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim