INXHINIER KANTIERI – VLORË 5 views

VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 15 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.

Shoqeria “Vibtis” është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit.
Forca jonë më e madhe është stafi, të cilin e mbështesim me një ambient të sigurt, mikpritës dhe mundësi reale zhvillimi profesional. Çdo punonjës vlerësohet dhe promovohet në bazë të rezultateve.

Nëse kërkoni stabilitet, zhvillim të vazhdueshëm dhe shpërblim të drejtë për performancën tuaj — VIBTIS shpk është vendi i duhur për ju.

Aktualisht ne po kërkojmë për profesionistë me eksperience ne Departamenti e Ndertimit.

  • INXHINIER KANTIERI – VLORË

PËRGJEGJËSITË:

  • Përgjegjës për zbatimin teknik të projektit në terren.
  • Siguron që të gjitha punimet të kryhen në përputhje me projektin, standardet teknike, afatet kohore dhe kërkesat e sigurisë.
  • Koordinon ekipet punuese, mbikëqyrë ecurinë e punimeve dhe bashkëpunon ngushtë me të gjitha palët për të garantuar realizimin me sukses të projektit.
  • Harton planin e punës për projektin, duke përfshirë afatet kohore, burimet njerëzore dhe materialet e nevojshme.
  • Përcakton prioritetet dhe organizon aktivitetet ndërtimore në terren sipas fazave të projektit.
  • Siguron që puna të zhvillohet sipas planit të miratuar, duke respektuar afatet kohore dhe kufizimet buxhetore.
  • Koordinon dhe mbikëqyrë ekipet punuese, nënkontraktorët dhe teknikët në kantier.
  • Menaxhon në mënyrë efikase stafin, mjetet dhe pajisjet për realizimin e punimeve.
  • Zbaton dhe ndjek projektet dhe dokumentacionin teknik në kantier.
  • Siguron përputhshmërinë e punimeve me specifikimet teknike, standardet e cilësisë dhe kërkesat kontraktuale.
  • Kryen dhe kontrollon matje teknike në terren, si dhe verifikon cilësinë e punimeve të realizuara.

KËRKESAT:

  • Diplomë Bachelor ose Master në Inxhinieri Ndertimi, Inxhinieri Civile, Gjeodezi ose fusha të ngjashme teknike.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme në projekte ndërtimi.
  • Njohuri shumë të mira të standardeve teknike dhe zbatimit të projekteve.
  • Përdorim i mirë i AutoCAD, MS Office (veçanërisht Excel), dhe software të tjerë ndërtimi (avantazh:Civil 3D, Project).
  • Aftësi për të punuar në kushte terreni dhe nën presion kohor.
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të sigurisë në ndërtim.

SI TË APLIKONI?

Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:

📧 info@vibtis.al
📞 069 40 200 38

Faleminderit,

Departamenti i BNJ
📞 069 40 200 38
📧 info@vibtis.al

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 9 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blvd. Deshmoret e Kombit Twin Towers Tower 2, Floor 5/1
  • Tel/Mob +355 4 2280 120
  • Profili Sherbime