Inxhinier i specializuar ne impiante HVAC 42 views

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e perpunimit të drurit, ne pozicionin: Inxhinier i specializuar ne impiante HVAC.

Përshkrimi i Përgjithshëm: Inxhinier/ i specializuar ne impiante HVAC është përgjegjës për riparimin, instalimin, mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit, të cilat përdoren në ndërtesa që kontrollojnë temperaturën dhe cilësinë e ajrit.

Detyrat

  • Planifikon, interpreton, zbaton dhe supervizon zbatimin e projekteve të sistemit HVAC;
  • Bashkëpunon me Menaxherët e Projektit dhe Inxhinierët e Ndërtimit për të krjiuar apo modifikuar pararametrat e projektimit të sistemit HVAC;
  • Ndjek dhe kontribon në mënyrë të vazhdueshme në procesin e përgatitjes së preventivave të punimeve, kohën në të cilën do të realizohet dhe stafi që do punojë;
  • Liston në mënyrë të detajuar materialet dhe paisjet mekanike që nevojiten për projektin, për të cilat zhvillohet procesi i tenderimit dhe i prokurimeve;
  • Realizon lista të detajura të veglave dhe mjeteve që nevojiten për procesin e instalimit dhe kolaudimit;
  • Ndjek në mënyrë të vazhdueshme procesin e prodhimit duke përfshirë dizajnimin e dhomës së pastër, modelimin kompjuterik, përzgjedhjen e metodave të prodhimit, fabrikimin, testimin dhe zbatimin e produkteve dhe sistemeve;
  • Analizon sistemet dhe pajisjet e HVAC kur është e nevojshme për të gjetur keqfunksionime ose jo efikasitet dhe krijon zgjidhje të përshtatshme për të optimizuar performancën dhe për të rritur efikasitetin e operimit;
  • Realizon procedurat e testimit të projektimit dhe pajisjeve të kontrollit për të vlerësuar me saktësi produktet dhe për të identifikuar fushat që kërkojnë modifikime dhe testime të mëtejshme. Kontribon në rekrutimin e stafit teknik për realizimin e instalimeve;
  • Organizon dhe supervizon grupet e punës sipas projekteve të caktuara.

Kualifikimet

  • Të jetë diplomuar prane Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, profili Energjitikë ose në Inxhinieri Mjedisi dhe i pajisur me diplomë sipas sistemit të vjeter (5 vjecar) ose diplome të nivelit të dyte;
  • Të ketë minimumi 3 vite eksperience pune në zbatim sidomos në sektorin e kondicionimit dhe ventilimit;
  • Të zoterojë ”Paketë Office” dhe ”AutoCad”;
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Te interesuarit jane te lutur te dergojne CV-ne e tyre ne adresen e emailit: hr@agikons.com.
“Agikons” sh.p.k
Adresa: Bllokur Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania. 
Tel: +355 68 40 52 085

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim