INXHINIER I SIGURISË, SHËNDETIT DHE MJEDISIT NË PUNË (HSE) 11 views

📢 Mundësi Punësimi | INXHINIER I SIGURISË, SHËNDETIT DHE MJEDISIT NË PUNË (HSE)

VIBTIS shpk, kompani ndërtimi me mbi 15 vite eksperiencë në treg, po zgjeron ekipin dhe fton kandidatë të aplikojnë për pozicionin:

📍 INXHINIER I SIGURISË, SHËNDETIT DHE MJEDISIT NË PUNË (HSE) – FIER

🔹 Kualifikimet:
• Diplomë Bachelor ose Master në Inxhinieri Mjedisi, Industriale, Mekanike, Kimike, Siguri në Punë ose fusha të ngjashme.
• Minimumi 2–5 vite eksperiencë në pozicione HSE, preferohet në sektorin e ndërtimit.
• Njohuri të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për sigurinë, shëndetin dhe mjedisin.
• Eksperiencë në vlerësimin e rreziqeve dhe auditimet HSE.
• Njohuri mbi standardet ISO 45001 dhe ISO 14001 (avantazh).
• Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe raportimi.
• Njohuri të mira të MS Office.
• Leje drejtimi Kategoria B.

🔹 Detyrat kryesore:
• Zhvillimi, zbatimi dhe monitorimi i procedurave HSE.
• Kryerja e inspektimeve dhe auditimeve në terren.
• Hartimi i analizave të rrezikut dhe dokumentacionit përkatës.
• Organizimi i trajnimeve për sigurinë dhe shëndetin në punë.
• Monitorimi i përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe standardet HSE.
• Kontrolli i zbatimit të masave të sigurisë nga stafi dhe nënkontraktorët.
• Raportimi i incidenteve, mospërputhshmërive dhe rekomandimi i masave parandaluese.
• Kujdesi për zbatimin e masave të mbrojtjes së mjedisit në kantier.

📩 Dërgoni CV-në tuaj në: info@vibtis.al
📞 069 40 200 38

Bëhuni pjesë e ekipit VIBTIS dhe kontribuoni në krijimin e një mjedisi pune të sigurt, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

#VIBTIS #Hiring #HSEEngineer #SafetyEngineer #HealthAndSafety #ConstructionIndustry #EngineeringJobs #CareerOpportunity #AlbaniaJobs

 

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 9 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blvd. Deshmoret e Kombit Twin Towers Tower 2, Floor 5/1
  • Tel/Mob +355 4 2280 120
  • Profili Sherbime