📢 MUNDËSI PUNËSIMI | INXHINIER/E ZYRE (QA/QC)
VIBTIS sh.p.k., kompani e fokusuar në projektimin, menaxhimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit, po zgjeron ekipin dhe kërkon:
📍 INXHINIER/E ZYRE (QA/QC)
🔹 PËRGJEGJËSITË
• Përpunon projektet e zbatimit dhe përgatit detajet teknike të nevojshme për kantierin.
• Kontrollon vizatimet, projektet dhe dokumentacionin teknik të ardhur, si dhe kujdeset për sistemimin dhe administrimin e tyre.
• Verifikon përputhshmërinë e projekteve me preventivat përkatës dhe dokumentacionin kontraktual.
• Përpunon volumet e punimeve, detajon librezat e masave dhe përgatit situacionet mujore.
• Asiston në hartimin, përditësimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve, si dhe në përgatitjen e raporteve të progresit.
• Harton relacione teknike dhe shkresa zyrtare, si dhe ndjek komunikimin teknik me institucionet përkatëse.
• Organizon dhe sistemon dokumentacionin teknik për dorëzime, kolaudime dhe arkivim, përfshirë përpilimin e dosjes së objektit.
• Kryen inspektime periodike në terren për të ndjekur ecurinë e punimeve dhe përgatit raportime për drejtuesit.
• Asiston në përgatitjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik për pjesëmarrje në procedura të ndryshme tenderimi.
• Kryen detyra të tjera të lidhura me pozicionin, sipas kërkesave të menaxherit.
🔹 KËRKESAT
• Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, Hidroteknikë, Gjeodezi ose fusha të ngjashme.
• Minimumi 3 vite eksperiencë si Inxhinier/e QA/QC ose në një rol të ngjashëm në projekte ndërtimi.
• Eksperienca në sektorin Ujësjellës–Kanalizime përbën avantazh.
• Pjesëmarrja në projekte të financuara nga institucione ndërkombëtare përbën avantazh.
• Njohuri mbi procedurat teknike dhe ligjore të sektorit të ndërtimit.
• Aftësi në përdorimin e AutoCAD, MS Office dhe MS Project.
📩 Aplikoni duke dërguar CV-në në:
info@vibtis.al
📞 069 40 200 38
Bëhuni pjesë e ekipit VIBTIS!
#VIBTIS #Hiring #QAQC #CivilEngineer #Construction #EngineeringJobs #QualityControl #AlbaniaJobs
