Inxhinier Hidroteknik 99 views

Job Expired

Përshkrimi i Pozicionit: Inxhinieri Hidroteknik merret me realizimin e projekteve hidraulike dhe supervizimin e tyre në objekt.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Ndjek ecurinë e punimeve Hidraulike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim përfundimtar.
  2. Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve hidraulikë për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt.
  3. Përgatit dhe koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase.
  4. Rishikon dhe harton koston e instalimeve Hidraulike duke përgatitur preventivin total.
  5. Identifikon tregun e materialeve hidraulike vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes.
  6. Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve hidraulike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit.
  7. Harton dhe kontrollon situacionet mujore.
  8. Realizon Projekt Instalime Kub/Kuz, Aspirim/Ventilim, Stacion pompash, Linja kryesore FU, kanalizime/ MKZ.
  9. Realizon Hidroizolime të mureve nëntokë, tualete, llozha, tarraca.

Edukimi:

Të ketë përfunduar masterin në Inxhinieri Hidroteknike.

Eksperienca

Të ketë eksperiencë pune në pozicionin që kërkohet 1-3 vjet.

Aftësi te tjera

  • Të ketë aftësi organizative.
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Njohës i programeve si Autocad, Revit, SAAP.
  • Njohës i programeve bazë kompjuterike si paketa Microsoft Office.
  • Njohës shumë i mirë i gjuhës angleze.

 

Te interesuarit mund ta dergojne CV-ne elektronikisht në adresen: hr@impact-al.com

Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur rreferuar informacionit nga kerkesa e aplikimit /CV do të njoftohen per interviste

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Elektronike