Inxhinier Gjeodet Junior 23 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.

 

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Gjeodet Junior është pjesë e ekipit të matjeve gjeodezike në kryerjen e detyrave në terren dhe në zyrë, nën mbikëqyrjen e një gjeodeti të lartë. Roli është i përshtatshëm për dikë që dëshiron të zhvillojë ekspertizë praktike në matje topografike, përpunim të dhënash dhe përdorim të softuerëve gjeodezikë, duke fituar përvojë graduale drejt pavarësisë profesionale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Asiston në matje topografike dhe piketon nën udhëheqjen e gjeodetit të lartë;
  • Operon pajisje bazë GNSS/RTK dhe stacione totale nën mbikëqyrje;
  • Përpunon të dhëna fillestare në AutoCAD Civil 3D sipas udhëzimeve;
  • Regjistron dhe organizon të dhënat e matjes, shënimet e terrenit dhe fotografitë;
  • Ndihmon në përgatitjen e hartave, planeve dhe dokumentacionit teknik;
  • Komunikon me ekipin për koordinimin e detyrave ditore në terren.

 

Edukimi: Diplomë (Bachelor) në Gjeodezi, Gjeomatikë.

Kërkesat e pozicionit:

  • 0–2 vjet përvojë pune, përvoja praktike gjatë studimeve përbën avantazh;
  • Njohuri bazë të GNSS/RTK, stacioneve totale;
  • Njohje fillestare e AutoCAD Civil 3D;
  • Kuptim bazë i sistemeve koordinative dhe standardeve gjeodezike kombëtare;
  • Gatishmëri për punë në terren në kushte të ndryshme moti;
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në regjistrimin e të dhënave;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe gatishmëri për të mësuar nga kolegë më me përvojë.

Çfarë Ofrojmë:

  • Një paketë atraktive përfitimesh, përfshirë një shpërblim të drejtë, të bazuar në meritë dhe në vlerësimin e performancës.
  • Një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e aftësive dhe rritjen profesionale brenda BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
  • Ditë shtesë pushimi.
  • Shpërblime për njohjen dhe vlerësimin e kontributit.

 

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në brenda datës 7 shtator 2026.

Pas përfundimit të proçesit të përzgjedhjes, do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 17 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim