Inxhinier Gjeodet 19 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.

 

Pozicioni:           Inxhinier Gjeodet

Departamenti:   Teknik

Vendndodhja:    Green Coast, Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Gjeodet i Lartë drejton operacionet e matjeve gjeodezike në terren dhe në zyrë, duke siguruar mbledhjen, përpunimin dhe dorëzimin e saktë të të dhënave hapësinore për projekte ndërtimi, kadastrale dhe inxhinierike. Ky rol kombinon punën praktike në terren me mbikëqyrjen teknike të ekipeve të matjes, kontrollin e cilësisë dhe koordinimin me departamentet e inxhinierisë, GIS-it dhe projektimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Planifikon dhe realizon matjet topografike dhe piketimin në terren, në përputhje me projektin.
  • Operon dhe kryen kalibrimin e pajisjeve GNSS/RTK dhe stacioneve totale.
  • Përpunon dhe kontrollon dokumentacionin e projektit përpara fillimit të punimeve, si dhe llogarit volumet paraprake të gërmimit dhe mbushjes.
  • Përgatit dokumentacionin teknik, duke përfshirë hartat topografike, librezat e masave për punimet e gërmimit dhe mbushjes, situacionet mujore dhe prerjet tërthore.
  • Siguron përputhshmërinë e matjeve dhe dokumentacionit me standardet kombëtare gjeodezike dhe sistemet përkatëse të referencës koordinative.
  • Mbikëqyr punën e gjeodetëve të rinj në terren dhe planifikon aktivitetet e tyre javore.
  • Koordinohet me arkitektët, inxhinierët dhe menaxherët e projekteve për identifikimin dhe sqarimin e paqartësive apo mospërputhjeve të mundshme në projekt.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe ruajtjen në gjendje të mirë funksionale të pajisjeve topografike.
  • Përgatit raporte teknike, vizatimet As-Built (sipas gjendjes faktike të realizuar) dhe dokumentacionin tekniko-ligjor përkatës.

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, dega Gjeodezi/ Gjeomatikë.

Kërkesat e pozicionit:

  • Të ketë minimumi 5 vite përvojë punë në fushën e matjeve gjeodezike, duke përfshirë përvojë në drejtimin dhe koordinimin e ekipeve në terren.
  • Aftësi të mira praktike në përdorimin e pajisjeve GNSS/RTK dhe stacioneve totale.
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e AutoCAD Civil 3D dhe njohuri të mira në sistemet GIS.
  • Njohuri të mira mbi sistemet kombëtare të koordinatave dhe datumet gjeodezike.
  • Aftësi të zhvilluara analitike, në zgjidhjen e problemeve dhe në komunikimin dhe bashkëpunimin me ekipet e projektit.
  • Njohuritë dhe aftësitë në programimin dhe automatizimin e proceseve të punës përmes Python dhe AutoLISP përbëjnë avantazh.
  • Aftësi vendimmarrëse, iniciativë dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese, si dhe aftësi për të punuar në ekip.

 Çfarë Ofrojmë:

  • Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
  • Ditë shtesë pushimi.
  • Shpërblime dhe vlerësime për performancën.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në LINK brenda datës 23 Nëntor 2026.

Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 21 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim