Inxhinier Elektrik 123 views1 application

Job Expired

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2002, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale

 

Pozicioni:          Inxhinier Elektrik

Departamenti:  Teknik

Vendndodhja:   Palasë

 

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Elektrik koordinon të gjitha punimet elektrike, si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit në një kantier ose në shumë kantiere. Mbikëqyr instalimin e të gjitha sistemeve elektrike të përfshira në projekt. Planifikon organizon dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar;
  • Planifikon organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
  • Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve elektrikë vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;
  • Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
  • Aprovon materialet që implementohen në kantier;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore, librezën e masave dhe vizatimete ndërtuara;
  • Harton mbikëqyr dhe mirëmban në mënyrë periodike sistemin e instalimeve elektrike gjatë fazës së shfrytëzimit;
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve elektrike;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
  • Përgatit dosjen për leje në institucionet përkatëse, në kohën e duhur;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga supervizorët përkatës.

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Elektrike.

 

Kualifikime të tjera:

  • Të paktën 5 -7 vjet eksperiencë pune;
  • Eksperiencë në sistemet Data dhe IT, sistemet e monitorimit CCTV, sistemet e zjarrit dhe kundra vjedhjes;
  • Aftësi në koordinimin e punimeve elektrike;
  • Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve elektrike;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit;
  • Eksperiencë në CAD dhe MS, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet;
  • Njohuria në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet elektrike është avantazh.

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresen: hrconstruction@manetci.al

 

Afati i dorëzimit: 23.12.2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 22 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Ndertim