INXHINIER ELEKTRIK 1459 views

Job Expired

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një kompani të madhe ne fushen e ndertimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

INXHINIER ELEKTRIK

 

 

 

 

DETYRAT E POZICIONIT

  • Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne faza ,që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim përfundimtar.
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkotraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt.
  • Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vëndase.
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke prëgatitur preventivin total .
  • Identifikon, tregun e materialeve dhe të instalatoreve elektrike vendas ose të huaj dhe kordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;
  • Kordinon punen midis grupeve tëndryshme instalatore;
  • Pergatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike ,ne përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
  • Hartimin dhe kontrollin e situacioneve mujore.
  • Hartimin dhe mbikqyrjen, mirëmbajtjen periodike të sistemit të instalimeve elektrike gjatë fazës të shfrytëzimit.
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike.
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike.

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike..

Eksperienca: Preferohet  të paktën 7 vite eksperiencë pune ne fushen e Inxhinierise Elektrike, me sistemet elektrike të LV dhe ELV, sistemet e HVAC, sisteme BMS, etj.

Aftësi:

– Aftësi koordinimi në punime elektrike;

– Aftësi në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve elektrike.

– Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.

– Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit.

– Eksperiencë në CAD dhe MS.

– Avantazh nese ka punuar ne pune te ngjashme me kontrata Fidic + Prag

 

 

 

 


Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.

Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!

 

 


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 5 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime