Inxhinier Elektrik 272 views3 applications

Job Expired

Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen sh.p.k ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.

 

Pozicioni: Inxhinier Elektrik

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Elektrik do të ketë përgjegjësi për projektimin dhe zbatimin e sistemeve elektrike për projektet tona të ndërtimit. Kandidati duhet të ketë ekspertizë në parimet e inxhinierisë elektrike dhe aftësinë për të projektuar, zbatuar dhe mirëmbajtur sisteme elektrike në kantiere ndërtimi të ndryshme të shoqërisë. Inxhinieri Elektrik do të bashkëpunojë me menaxherët e projektit, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar plotësimin e kërkesave të projektit.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Projektimi i sistemeve elektrike për projekte ndërtimi, duke përfshirë shpërndarjen e energjisë dhe, sistemet e ndriçimit;
  2. Analiza dhe interpretimi i specifikimeve të projektit, vizatimeve dhe normativave të ndërtimit për të siguruar përputhshmërinë me standardet dhe rregulloret e rëndësishme;
  3. Bashkëpunimi me menaxherët e projekteve, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar ekzekutimin e suksesshëm të projektit;
  4. Koordinimi me nën-kontraktorët për të siguruar dorëzimin kohor të materialeve dhe përputhshmërinë me kalendarin e projektit;
  5. Mbikëqyrja dhe monitorimi i aktiviteteve në kantieret e ndërtimit lidhur me punimet elektrike, duke siguruar kontrollin e cilësisë dhe përputhshmërinë me protokollet e sigurisë;
  6. Kryerja e inspektimeve të rregullta të sistemeve elektrike për të siguruar funksionimin dhe mirëmbajtjen e duhur në objekte;
  7. Zhvillimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të lidhur me sistemet elektrike, duke përfshirë specifikimet e projektit, vizatimet dhe manualet e mirëmbajtjes;
  8. Sigurimi i udhëzimeve teknike për anëtarët e tjerë të ekipit të projektimit dhe kontributi në suksesin e përgjithshëm.

 

Kualifikimet dhe Kërkesat:

Edukimi:            – Diplomë në Inxhinieri Elektrike.

Eksperienca:     – Eksperiencë pune mbi 3 vjet.

 

Aftësi të tjera:

  1. Njohuri në praktika të inxhinierisë elektrike, duke përfshirë projektimin dhe zbatimin e sistemeve elektrike;
  2. Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese në grup;
  3. Aftësi për të përcaktuar prioritete dhe menaxhuar disa projekte njëkohësisht;
  4. Njohuri të avancuara në përdorimin e softuerit të projektimit të ndihmuar nga kompjuteri (CAD).

Përfitimet:

  1. Një ambient mikëpritës dhe dinamik;
  2. Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
  3. Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) nëpërmjet modulit të website.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008  “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr. Shyqyri Berxolli, Pll. Intercosat
  • Tel/Mob +355688042004
  • Profili Ndertim