Inxhinier Elektrik 316 views

Job Expired

Mundësi Punësimi – Vega Solar

Mbi kompaninë: Kompania Vega Solar e ka filluar rrugëtimin e saj në Nëntor 2018 dhe sot është shndërruar në kompaninë lider në tregun shqiptar të projekteve fotovoltaike.

Në kuadrin e zgjerimit të saj, Vega Solar hap pozicione vakante për Inxhinier Elektrik. Roli kryesor i këtij pozicioni është projektimi dhe zbatimi i të gjithë projekteve të kompanisë, duke filluar që nga marrja e projektit deri në dorëzimin e tij te klienti.

Përgjegjësitë kryesore:

Është përgjegjës për përgatitjen e ofertës paraprake që përfshin preventivin, analizë prodhimi, planin Teknik dhe planin e strukturës;
Përgatit projektin paraprak pasi preventivi pranohet (plan teknik, plan strukture, lidhja e paneleve, skema elektrike, genplan, analizë prodhimi financiare, bashkimi i planeve me specifikat teknike, garancitë, licensat, certifikimet ISO, skanim dhe printim projekti);
Përgatit kontratën e shit-blerjes, projektin e zbatimit dhe nxjerr listën e materialeve;
Është përgjegjës në mënyrë direkte për zbatimin e projektit për impiantin fotovoltaik;
Mban kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësin e projektit dhe grupet e punës;
I jep zgjidhje problemeve të ndryshme në terren duke përfshirë montimin e paneleve fotovoltaike dhe pjesën AC të impiantit fotovoltaik;
Është përgjegjës për ndryshimin e projektit pasi konsultohet paraprakisht me inxhinierin e projektimit;
Mbikëqyr grupet e punës në terren për mbarëvatjen e proceseve të punës dhe sigurohet që sjellja dhe komunikimi mes pjestarëve të grupit të jetë korrekte;

Kërkesat e profilit:

Të ketë mbaruar studimet për Inxhinieri Elektrike, Energjitike ose degë të ngjashme;
Aftësi të mira matematike dhe elektrike;
Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e AutoCAD;
Të ketë njohuri në paketën Microsoft Office (Excel VBA do ishte avantazh);
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
Minimalisht 2 vjet përvojë pune;

Shënim: Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegasolar.al me subjekt “Inxhinier/e Elektrik ” ose kontaktoni në numrin +355 68 600 7541

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Profili Energjitike