INXHINIER ELEKTRIK 8 views

VIBTIS shpk, kompani ndërtimi me mbi 15 vite eksperiencë në treg, po zgjeron ekipin dhe fton kandidatë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin:

📢 INXHINIER ELEKTRIK

🔹Detyrat kryesore:

  • Zgjidhja e problematikave teknike dhe menaxheriale gjatë implementimit të projekteve.
  • Identifikimi, vlerësimi dhe koordinimi i nënkontraktorëve, si dhe ndjekja e ofertave dhe kontratave për punimet.
  • Organizimi dhe kontrolli i prokurimit të materialeve, duke respektuar kostot e parashikuara në fazën e tenderimit.
  • Zhvillimi dhe plotësimi i projekteve elektrike në rastet kur dokumentacioni ekzistues ka mangësi ose gabime.
  • Monitorimi i bazës materiale dhe kontrolli i konsumit të saj.
  • Kontrolli periodik i dokumentacionit teknik të nënkontraktorëve.
  • Verifikimi i dokumentacionit HSE në bashkëpunim me oficerin HSE të VIBTIS.
  • Mbledhja dhe vlerësimi i ofertave për materiale dhe kosto punimesh.
  • Shqyrtimi i skedave teknike dhe tabelave krahasimore për përzgjedhjen e materialeve.

🔹Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare Master në Inxhinieri Elektrike.
  • Minimumi 3–5 vite eksperiencë në projektim, zbatim dhe menaxhim projektesh.
  • Njohuri të mira në përdorimin e AutoCAD, MS Office dhe MS Project.
  • Njohja e programeve të projektimit, si PVsyst, përbën avantazh.
  • Aftësi të forta në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve.
  • Aftësi organizative dhe përvojë në ndjekjen e punimeve në terren.

📩Dërgoni CV-në tuaj në: info@vibtis.al

📞 069 80 22 545

📞 069 80 22 546

 

Bëhuni pjesë e ekipit VIBTIS dhe kontribuoni në realizimin e projekteve me standarde të larta profesionale!

#VIBTIS #Hiring #ElectricalEngineer #EngineeringJobs #ConstructionIndustry #CareerOpportunity #AlbaniaJobs #InxhinierElektrik #Hiring #MundësiPunësimi

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 6 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Blvd. Deshmoret e Kombit, Kullat Binjake, Kulla 2, Kati 8 / 6
  • Tel/Mob 📞 069 80 22 545 📞 069 80 22 546
  • Profili Sherbime