Inxhinier Elektrik 46 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme net rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

Pozicioni: Inxhinier Elektrik

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Palasë

 

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Elektrik  koordinon  te gjitha sherbimet elektrike, si para ndertimit, ashtu edhe gjate zbatimit te projektit  ne nje kantier ose ne shume kantiere. Mbikqyr instalimin e te gjitha sistemeve elektrike te perfshira ne projekt.Planifikon, organizon, dhe menaxhon punen per te qendruar brenda buxhetit dhe per te perfunduar nje projekt me cilesi te larte

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne faza, qe nga projekt ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punen e nenkotraktoreve elektrik per t’u siguruar se te gjitha punimet po kryhen sipas parametrave te percaktuara ne project;
  • Pregatit ose kordinon gjithe dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor per marrjen e lejeve perkatese ne institucionet vendase;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke pregatitur preventivin total;
  • Identifikon, tregun e materialeve dhe të instalatorëve elektrikë vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;
  • Kordinon punen midis grupeve te ndryshme instalatore;

 

  • Aprovimin e materialeve qe implementohen ne kantier;
  • Pergatit dhe monitoron grafikun e zbatimit te punimeve elektrike, ne perputhje me grafikun e pergjithshem te objektit;
  • Hartimin dhe kontrollin e situacioneve mujore, librezen e masave dhe vizatimiet as built;
  • Hartimin dhe mbikqyrjen, mirembajtien periodike te sistemit instalimeve elektrike gjate fazes te shfrytezimit;
  • Perpilon dhe kordinon punen per pregatitjen e manualeve te mirembajtjes te instalimeve elektrike;
  • Merr pjese ne hartimin dhe zbatimin e rregullores se sigurimit teknik ne lidhje me instalimet elektrike;
  • Pergatitja e dosjes per lejet ne institucionet perkatese, ne kohen e duhur;
  • Detyra te tjera qe i ngarkohen;

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.

 

Kualifikime të tjera:

  • Eksperience 5-7 vite vjeçare
  • Eksperiencë në sistemet Data dhe IT, sistemet e monitorimit CCTV, sistemet e zjarrit dhe kundra vjedhjes Aftesine koordinimi ne punime elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes etj.;
  • Aftesi kompetente ne skicime, ne programim te sakte, instalime dhe testime te sistemeve elektrike;
  • Aftesi shume te mira komunikimi dhe aftesi nderpersonale;
  • Te kete njohuri ne proceset dhe materialet e ndertimit, si dhe ne menaxhimin e projektit;
  • Eksperience ne CAD dhe MS eshte nje avantazh, si dhe aftesia per te lexuar projektet dhe specifikimet;
  • Njohuri ne perpilim kontratash ne sipermarje per instalimet elektro elektrike;

 

 

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000001941001/Inxhinier-Elektrik?source=CareerSite

 

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

 

Afati i dorëzimit: 13/06/2024

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim