VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 10 vite përvojë në treg, e njohur për cilësinë e lartë të projekteve tona.
Shoqeria “Vibtis” është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit.
Nëse kërkoni stabilitet, zhvillim të vazhdueshëm dhe shpërblim të drejtë për performancën tuaj — VIBTIS shpk është vendi i duhur për ju.
Aktualisht ne po kërkojmë për profesionistë me eksperiencë:
- INXHINIER/E PROKURIMI
PËRGJEGJËSITË:
- Të planifikojë, menaxhojë dhe zbatojë procesin e prokurimit të materialeve të ndërtimit, duke garantuar cilësi teknike, përputhshmëri me projektin, çmime konkurruese dhe dorëzim në kohë,
- Analizon projektet, vizatimet teknike dhe BoQ për identifikimin e materialeve të nevojshme,
- Përgatit kërkesa për oferta (RFQ) dhe menaxhon procesin e ofertimit,
- Negocion çmime, afate dhe kushte kontraktuale me furnitorë vendorë dhe të huaj,
- Verifikon përputhshmërinë teknike të materialeve te ofertuar me kerkesen e projektit,
- Koordinon me departamentet teknike, financën dhe logjistikën,
- Ndjek porositë, afatet e prodhimit dhe dorëzimit në kantier,
- Kontrollon dokumentacionin shoqërues (certifikata cilësie, deklarata konformiteti, origjinë),
- Përgatit raporte periodike mbi kostot dhe performancën e furnitorëve.
KËRKESA:
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi/Inxhinieri Elektrike/Inxhinieri Industriale/Inxhinieri Mekanike/Inxhinieri Hidroteknike,
- Eksperiencë në prokurime, blerje, shitje,
- Njohuri shumë të mira të leximit të projekteve dhe specifikimeve teknike,
- Aftësi të forta negocimi dhe menaxhimi kontratash,
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (shkrim & komunikim),
- Analitik dhe i orientuar drejt kostos,
- I organizuar dhe i saktë,
- Aftësi për të punuar nën presion dhe afate të ngushta,
- Komunikim i qartë dhe professional.
SI TË APLIKONI?
Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:
📞 069 40 200 38
Faleminderit,
Departamenti i BNJ
📞 069 40 200 38
