Inxhinier/e Kostoist 34 views

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.  Kompania kerkon te zgjeroje stafin e saj ne pozicionin: Inxhinier/e Kostoist

Inxhinier/e Kostoist do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për hartimin dhe rivleresimin e preventivave, analizave teknike dhe zërave të rinj të punës, analizat e çmimeve, përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor dhe Financiar sipas afateve të përcaktuara nga projekti.

Detyrat

  • Përgatit Situacionet mujore, librezat e masave, analizë të çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
  • Realizon rakordimet mujore me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
  • Përpilon dhe harton preventiva me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania apo që vijnë nga studiot e projektimit.
  • Ndjekjen e kostos në mënyre periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me Manaxherin e Projektit, Përgjegjësin Teknik dhe Inxhinierin e Kantierit.
  • Raportimin e kostove të objekteve tek Manaxheri i Projektit, Drejtori i Departamentit të Menaxhimit dhe të Financës.
  • Rishikim i analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare.
  • Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren zyrtare, në lidhje me çështjet e kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor.
  • Kontrollon çmimet e dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Manaxheri i Projektit për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventivë.
  • Kontribuon në përgatitjen buxhetit mujor dhe Cash Flow të përcaktuar për objektin.
  • Informohet për raportet mujore të inventarizimit të materialeve.

Kualifikimet

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë pune mbi 5 vjet në përllogaritje kostoje dhe preventim.
  • Të zotërojë mirë Paketën Office.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxheriale.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Shënime

 

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën email: hr@agikons.com. Kontakt: 068 40 52 085

Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selita, Tirane.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim