VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 15 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.
Forca jonë më e madhe është stafi, të cilin e mbështesim me një ambient të sigurt, mikpritës dhe mundësi reale zhvillimi profesional.
Aktualisht ne po kërkojmë për:
- INXHINIER AUTOMATIZIMI INDUSTRIAL
PËRSHKRIMI I ROLIT:
Kandidati do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e sistemeve të automatizimit dhe kontrollit në projekte industriale. Pozicioni përfshin punë në zyrë dhe angazhim në terren gjatë fazave të instalimit dhe komisionimit.
PËRGJEGJËSITË:
- Programimi i PLC-ve dhe konfigurimi i sistemeve SCADA/HMI,
- Hartimi i dokumentacionit teknik (I/O list, përshkrime funksionale, skema elektrike),
- Përzgjedhja dhe integrimi i instrumenteve matëse,
- Mbikëqyrja e punimeve në terren gjatë instalimit dhe komisionimit,
- Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve në sisteme ekzistuese,
- Bashkëpunimi me ekipet elektrike dhe mekanike.
KËRKESAT:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Automatizimi, Elektrike ose fusha të ngjashme,
- Minimumi 2 vite eksperiencë në automatizim industrial,
- Njohuri në PLC/SCADA (Siemens, Schneider ose të ngjashme),
- Njohuri bazë mbi protokollet industriale.
SI TË APLIKONI?
Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:
info@vibtis.al ose në nr. cel
069 40 200 38
Faleminderit,
Departamenti i BNJ
069 40 200 38
info@vibtis.al
