Për një kompani të madhe investimesh në industrinë e ndërtimit, Dimension po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
HR GENERALIST
DETYRAT E POZICIONIT
- Suporton menaxhimin e kompanise ne lidhje me planet e rekrutimit, procedurat e BNj,
- Koordinon me drejtuesit e departamenteve për të identifikuar nevojat e punësimit dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve në baze të afateve të përcaktuara;
- Harton dhe përditëson databazë të saktë të pozicioneve vakante;
- Harton përshkrimet e punës në bashkëpunim me drejtuesit dhe kryen publikimin e tyre sipas standarteve të kompanisë;
- Përpilon listat e kandidatëve më të përshtatshëm duke vlerësuar CV-të, portofolat dhe referencat e tyre;
- Dërgon ofertat e punësimit dhe informon kandidatët për listën e dokumentacionit,
- Zbaton praktikat e administrimit dhe kompensimit per punonjesit (kontratat, pagat, shperblimet etj) dhe marredheniet me ZP, inspektoriatin e punes etj.
- Monitoron zbatimin në përputhje me Kodin e Punës dhe me politikat e kompanise per procedurat e brendshme të Burimeve Njerëzore.
- Ndjek të gjithë procesin administrativ të rekrutimit, intervistat, teste apo prezantime të ndryshme duke u bazuar në profilet e kërkuara;
- Dokumenton komentet e intervistave dhe vlerësimet e ndryshme të elementeve të përdorur në procesin e rekrutimit;
- Pregatit On-boarding per punonjesit e rinj;
- Monitorin dhe pregatit dosjet e personelit, kontratat e punes,
- Ndjek problematika te ndryshme ne lidhje me ceshtjet e BNj,
- Ndjek nevojat per trajnim te stafit;
- Informon drejtuesit e departamenteve ne lidhje me politikat per BNj
- Detyra te tjera qe i caktohen
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diploma Universitare, niveli Bachelor. Masteri perben avantazh.
Eksperienca: Preferohet përvojë pune të paktën 4 vite në të njëjtin profil
Aftësi:
– Aftesi per te komunikuar dhe ndervepruar me drejtuesit dhe punonjesit e te gjitha niveleve
– Aftesi shume te mira komunikimi, organizative dhe prezantuese.
– Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (komunikim dhe shkrim)
– Njohuri shumë të mira të paketës Office
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt “HR Generalist”
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
More Information
- Experience Level me eksperience