Hostes 60 views

Job Expired

kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Hostes

Përshkrim i përgjithshëm

Mirëpret klienët në mënyrë të sjellshme, duke pranuar rezervimet dhe ofruar shërbim të menjëhershëm, të sjellshëm dhe efikas duke vepruar sipas standarteve dhe qëllimeve të vendosura.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

 

  • Përgatisin të gjitha rezervimet;
  • Shesin për klientët specialitetet e restorantit dhe produktet sezonale;
  • Përshëndesin klientët në mënyrë miqësore dhe të sjellshme;
  • Shoqërojnë klientët në tavolinat e rezervuara dhe kujdesen të plotësojnë kërkesat e tyre;
  • Marrin rezervimet e klientëve në mënyrë të sjellshme dhe të organizuar;
  • Të kenë njohuri për listën e verërave dhe produkteve të menusë sipas kategorive, në mënyrë që të mund të shesin, rekomandojnë dhe ti diskutojnë ato;
  • Sigurojnë që shërbimi të ofrohet sipas standarteve të kërkuara;
  • Përgjegjës në dhënien e një shërbimi profesional, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për të gjithë klientët;
  • Përgjegjës që furnizimet dhe pajisjet operacionale të përdoren në menyrën e duhur;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të kenë përvojë pune në këtë profil;
  • Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
  • Ruajtja e standardeve të larta të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;
  • CV-të të shoqërohen me foto;
  • Aplikantet duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;

Ofrohet:

  • Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 20 Jobs
  • Location
  • Profili Turizem