Restoranti Casa Mandarine, kërkon një Bartender/Barist-e dhe ndihmes Barist/e kreativ dhe me përvojë për të përgatitur kafe/ pije alkoolike dhe joalkoolike sipas standardeve të barit. Kandidati ideal është i shpejtë, i komunikueshëm dhe ka njohuri të mira për recetat e kokteileve dhe servirjen profesionale të pijeve.
Detyrat kryesore:
- Përgatitja e kokteileve klasike dhe moderne sipas recetave.
- Përgatitja dhe shërbimi i kafesë, pijeve të ngrohta dhe të ftohta
- Servirja profesionale e pijeve për klientët në bar ose në tavolina.
- Menaxhimi i banakut dhe ruajtja e pastërtisë gjatë gjithë kohës.
- Kontrolli i stokut të pijeve dhe furnizimeve të barit.
- Sugjerimi i pijeve për klientët sipas preferencave të tyre.
- Sigurimi që të gjitha pijet të përgatiten me standarde të larta prezantimi.
- Bashkëpunim me kamarierët dhe menaxhimin për një fluks të qetë pune.
- Përgatitja dhe shërbimi i kafesë, pijeve të ngrohta dhe të ftohta
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përvojë pune si bartender/barist (minimumi 1 vit).
- Njohuri të mira për pije alkoolike, verëra dhe miksologji.
- Aftësi në prezantimin dhe dekorimin e kokteileve.
- Energjik, komunikues dhe me aftësi për të krijuar atmosferë pozitive me klientët.
- Fleksibilitet për punë në orare mbrëmjeje dhe fundjavë.
- Njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme (për komunikim me klientët).
Si të Aplikoni
Dërgoni CV-në tuaj në adresën: anxhela.lulaj@marinabay.al.
Per më shumë informacion:: 35568500 8888.
More Information
- Rruga/Zona Rruga Brigada 8
- Tel/Mob 35568500 8888
- Language anglisht, italisht
- Experience Level me eksperience
