FINANCIERE (Senior) 130 views

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një kompani të suksesshme në tregtimin e produkteve sportive, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

FINANCIERE (Senior)

 

DETYRAT & PËRGJEGJËSITË
– Kontrolli ditor i faturave te TVSH me vleften e shitjeve reale me programin Financa 5
– Kontrolli i procesverbaleve te kthimit te mallit
– Perpilimi dhe deklarimi brenda afateve ligjore te librit te shitjeve/blerjeve, listapageses etj
– Rakordimi i mbylljes mujore te kases
– Kontrolli i faturave te TVSH
– Kontrolli i raportit periodik te kasave fiskale
– Perllogaritja e pagave mujore
– Pergatitja e dosjes se punonjesit (kontrata, kartela, Zyra e Punes, librezat etj)
– Ndjekja e ecurise me institucionet shteterore (QKB, Bashki, ISSH)
– Perpilimi i Bilancit Mujor
– Mbajtja dhe Regjistrimi i Aseteve ne Financa 5 dhe excel dhe rakordimi i tyre.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomuar në degën Financë.
Eksperienca: Minimalisht 5 vite experience pune si financiere.
Aftësi:
– Aftësi shumë të mira të gjuhës angleze.
– Aftësi shumë të mira të përdorimit të programit Financa 5.
– Aftësi shumë të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.

Mënyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni

JU MIRËPRESIM


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 10 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr."Abdyl Frasheri", Sheshi Wilson - Tirane
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime