Job Expired

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t’i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Financiere

Kushtet e kontratës: E pacaktuar

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Po kërkojmë një Financiere, të orientuar drejt rezultateve për t’iu bashkuar ekipit për një nga klientat tanë, lider në fushën e mobilimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave.

Qëllimi I pozicionit: Përgatitja e informacionit financiar të Shoqërisë si dhe regjistrimi i të dhënave financiare në sistemin kontabël, duke u bazur në informacionin e pasqyruar në kontrata, fatura shitje & blerje, arka, lëvizjet bankare etj.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Regjistron në mënyrë sistematike të gjitha veprimet në kontabilitet, në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.
  • Regjistrimi periodik i mallrave të importuar
  • Regjistrimin i hyrje-daljeve në magazinë.
  • Mbikqyrja në vazhdimësi dhe me përpikmëri të proceseve financiare, kryerja e analizave/kontrolleve të rregullta të faturimeve & blerjeve, importeve.
  • Mbatja e raporteve me klient-furnitor për ceshtjet financiare
  • Menaxhon përpunimin e të ardhurave, shpenzimeve, dokumenteve të kontrollit, buxhetet e departamenteve, etj.
  • Përditëson vazhdimisht njohuritë e punës duke qendruar në koherencë me ndryshimet ligjore, fiskale, etj.

Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Fakultetin e Ekonomisë).
Eksperienca: Minimumi 3-vite eksperiencë në këtë pozicion.
Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë pune në kompani tregëtare, retail, import-eksport

Aftësitë dhe kompetencat:

  • Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze.
  • Të njohë shumë mirë programin financiar NAV.
  • Njohuri shumë të mira në proceset e kontabilitetit dhe rregullat financiare.
  • Të njohë shumë mirë magazinën, kodet dhe lëvizjet e brendshme.
  • Të njohë dhe të realizojë plotësisht në program proçesin e blerjes, shitjes dhe inventarizimit të mallit.
  • Të ketë shkathtësi dhe saktësi në rakordime me furnitorët dhe klientët.
  • Të përballojë kryerjen e detyrave në afat.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin e kohës.
  • Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal si dhe të krijojë marrëdhënie të mira me kolegët.

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

Afati I aplikimit: 30 Maj 2022

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Kavajes/Condor Center
  • Tel/Mob +355682081362
  • Profili Sherbime