Financier -Kontabilist 271 views3 applications

Job Expired

Të përgjithshme
TCN është kompani shqiptare që operon si Integrator Sistemesh të teknologjisë së lartë në Shqipëri, Kosovë
dhe në vende të tjera të Ballkanit. Për nevoja të kompanisë TCN shpall pozicionin vakant të FinancierKontabilist me kërkesa si mëposhte:
Info

  • Pozicione vakante: 1
  • Domain 1: Financier -Kontabilist
  • Kontrata: 1 vit me mundësi kontratë shtesë me afat pa limit
  • Gjuha operacionale: Shqip/ Anglisht

Përgjegjësite
Financieri/ja do të jetë përgjegjës/e për kryerjen e transaksioneve financiare të projekteve të ndryshme të
kompanisë, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi, Standartet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të
Kontabilitetit, rregullat e prokurimit dhe rregulloren e brendshme të kompanise, Kodit të Punës, dhe
kërkesave të auditit.
Financieri/ja do të jetë përgjegjës/e për përgatitjen e raporteve financiare, të transaksioneve dhe raportimin
e tyre. Financieri/ja është përgjegjës për përgatitjen e informacionit financiar të përshtatshëm si dhe
regjistrimin e të dhënave financiare në sistemin kontabël të Shoqërisë (Financa 5) duke përdorur informacion
nga faturat, arka, statement bankar, etj., duke përfshirë:

  • Regjistrimin e veprimeve me bankën dhe arkën;
  • Përgatitjen e listë pagesave;
  • Manaxhim financiar te projekteve, monitorimin e klientëve dhe furnitorëve;
  • Përgatitjen e deklarimeve dhe rakordimet në lidhje me organet tatimore;
  • Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me veprimtaritë financiare të Shoqërisë;
  • Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me raportimet periodike tek Ortaket dhe Administratori i
  • Kompanise;

Të tjera.
Gjithashtu përgatit pasqyrat financiare të Shoqërisë si dhe raporton periodikisht te CEO i kompanise.

Aftësitë/ kompetenca obligatore:

  • Diplomë Master në Financë, ose ne disiplinat e ngjashme;
  • Minimum dhjetë vite experiencë pune në financë-kontabilitet;
  • Perdorues i programit Financa 5. Njohuri te avancuara te paketes MS Office dhe ne menyre specifike
  • te Excel-it.
  • Njohuri të legjislacionit tatimor ne vend, standarteve të kontabilitetit. Njohuri të plota teorike dhe
  • praktike të procesit te fiskalizimit.
  • Eksperiencë në shitje blerje mallrash dhe shërbimesh me kompani të huaja jo residente.
  • Eksperiencë në manaxhim financiar të projekteve, përgatitje cash flow dhe analizim kostosh.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe marrëdhënie ndërpersonale. Aftësi të shkëlqyera ne shkrim dhe
  • formatim dokumentacioni.

Aftësi/kompetenca të preferueshme:

  • Çertifikate Kontabël i Miratuar
  • Eksperiencë ne manaxhim logjistik dhe ne procedurat e Prokurimit Publik.
  • Experience me transaksione financiare te prodhuesve te medhenj. Eksperience ne projekte
  • nderkombetare. Njohje shume e mire e termave financiare dhe INCOTERMS.
  • Njohuri shume e mire e termave financiare ne gjuhen angleze.
  • Te preferueshme njohurite ne gjuhet e tjera vecanerisht gjuhet ballkanike.

Procedura e aplikimit
Kandidatet e interesuar mund te shprehin interesin dhe te dergojne cv ne adresen e-mai: jobs@tcn.al jo me
vone se data 20.08.2021. Te dhenat personale te kandidateve do te ruhen ne menyre strikte konfidenciale.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Bulevardi "Zog I"