Financier/e Kantieri | Mane TCI 217 views1 application

Job Expired

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

Pozicioni:           Financier/e Kantieri

Departamenti:    Financë

Vendndodhja:    Projekti “Green Coast”, Palasë

 

Përmbledhja e Pozicionit: Financieri i Kantierit ndjek nga pikëpamja financiare dhe monitoron projektin Green Coast dhe raportimet që lidhen me këtë projekt. Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Krijon dhe ndjek raportin e shpenzimeve suplementare të projektit. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek dhe monitoron projektin Green Coast dhe raportimet që lidhen me këtë projekt;
  • Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
  • Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike për projekti;
  • Krijon, koordinon dhe monitoron raportet që gjeneron departamenti i financës në përputhje me kërkesat e menaxhimit të shoqërisë;
  • Krijon dhe ndjek raportin shpenzime suplementare të projektit;
  • Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje;
  • Ndjek procesin e inventarit të Aseteve si dhe përgatit Analizën Kontabël /Fizik për asetet e shoqërisë;
  • Ndjek procesin e inventarit Fizik të materialeve të para si dhe përgatit Analizën Kontabël /Fizik të artikujve të magazinës;
  • Ndjekja e procesit te stokut te magazinës me magazinierin dhe departamentin e kostove;
  • Asiston departamentin gjate proceseve audituese me auditorët ;
  • Çdo detyrë tjetër që i caktohet.Edukimi: Të zotërojë diplomë universitar në programet e studimit Financë/Kontabilitet.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë minimumi 3-5 vjet eksperiencë në profesion;
  • Të ketë njohuri të mira të Standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IFRS);
  • Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim;
  • Të ketë iniciativë, të jetë komunikues, të punojë mirë në grup dhe nën stres;
  • Të jetë i orientuar për të ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare;
  • Të zotërojë programin Navision si dhe të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;
  • E preferueshme njohja e gjuhës angleze;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi është favorizuese.

 

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën: hrconstruction@manetci.al

 

Afati i dorëzimit: 11/01/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim