Financier/e 260 views2 applications

Job Expired

Profili i kompanisë: Balfin Group Balkan Finance Investment Group,është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale
Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtepiake.

Pozicioni: Financier/e Dyqani
Departmenti: Financë
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Financieri është përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve të shitjes, regjistrimin e faturave të shitjes në sistemin NAV, rakordimin e arkave dhe veprimeve të tjera të kryera në përputhje me udhëzimet dhe kërkesat e departamentit të Financës në Zyrën Qëndrore.

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Siguron regjistrimin e saktë të gjithë veprimeve që kanë të bëjnë me faturat e shitjeve në NAV/LOGIPOS në afatet dhe cilësinë e kërkuar.
  • Kryen veprimin kontabel për arkëtimin e xhiros ditore në sistemin NAV dhe kontrollon në mënyrë të përditshme mbylljet e kasave dhe rakordimin e CASH-it me regjistrimet në sistem.
  • Përgatit dhe kuadron Librin e shitjeve të Dyqanit përkatës si dhe regjistron faturat në NAV në kartelat përkatëse.
  • Mbikqyr dhe udhëzon kasieret e cdo dyqani për veprime që duhet të kryejnë në lidhje me mbylljet dhe rakordimin e kasave dhe Cash-it fizik si dhe për cdo detaj tjetër në lidhje me veprim tjeter qe kryhet ne kasen fiskale.
  • Të bëjë kontrollin e Transfertave të mbetura pezull që I perkasin dyqanit (Transferta ne hyrje dhe Dalje) dhe informon cdo tre ditë Menaxherin e Dyqanit përkates duke I dorëzuar dhe Listen e Transfertave pezull.

Kërkesat:

  • Edukimi: Arsimi I larte, profili Ekonomik/Finance;
  • Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet pervoje pune ne kontabilitet/ finance;
  • Kualifikime të tjera:
  • Njohuri të sistemit Financa 5 dhe Navision;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
  • Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre KETU
Afati I dorëzimit08.10.2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Elektro-Shtepiake