Financier/e 22 views

Pozicioni i punës:         Financier/e

Kushtet e kontratës:     Shumë të favorshme    

Adresa e punës në:      Tiranë                                

Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Financier/e në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Si Financiere do të jetë përgjegjëse për rakordimin dhe menaxhimin e shit/blerjeve dhe analizimin e të ardhurave/shpenzimeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Fiskalizimi i faturave të shitjes/blerjes në portalin selfcare dhe faturave import/eksport në programin Financa 5.
  • Deklarimit ditor i arkës në selfcare dhe kontrollimi në Financa 5.
  • Mbajtja e kartelave dhe rakordimi me klientët, furnitorët dhe llogari kontabël.
  • Rakordimi i shitjeve sipas pikave dhe ndjekja e debitorëve dhe kreditorëve sipas llogarive përkatëse.
  • Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.
  • Përgatitja dhe deklarimi i librave të blerjeve, shitjeve, dhe formularëve të tvsh-së, tatimit në burim, tatim fitimit, të sigurimeve shoqërore dhe tap, listëpagesa.
  • Analizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve.
  • Përgatitja e raporteve periodike financiare

 

Aftësi të tjera ndërpersonale:

  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
  • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • I/e organizuar, i përgjegjshëm.
  • I/e durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
  • Të punojë nën presion.

 Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: financagipsfrut@gmail,com  ose në WhatsApp +355692026994, përpara datës 31 tetor 2024.

Only candidates can apply for this job.
Share this job