Financier /e 79 views2 applications

Job Expired

Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Ju fton të aplikni në pozicionin e:

Financier /e

Përshkrim i përgjithshëm

Financier/e do të punojë së bashku me ekipin e Departamentit te Financës dhe do të luajë një rol të rëndesishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes financiare të degëve të F & B.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Rregjistron shitje, blerje, magazinë, debitorë, furnitorë;
  • Regjistron depozitat dhe pagesat bankare;
  • Kontroll i detajuar në Alpha Web të faturave të blerjeve dhe shitjeve;
  • Kontroll i të gjitha dokumentacioneve të hyrjeve/daljeve nga magazina në destinacione të tjera;
  • Kontrolli dhe verifikimi i veprimeve te arkës për cdo ditë;
  • Rakordimi i klientëve dhe furnitoreve;
  • Të jetë në gjëndje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e kompanisë;
  • Raporton dhe kontrollon magazinat në pikat e shitjes, si dhe nxjerr diferencat sa herë i kërkohet dhe sa herë e shikon të arsyeshme;
  • Të zbatojë politikat, dhe procedurat e kompanisë;
  • Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës;
  • Detyrat të tjera të cilat përkojnë me përmbushjen e detyrës së financierit;
  • E aftë për të marrë përgjegjësi;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë Universitare dega Financë- Kontabilitet;
  • Të ketë eksperiencë jo më pak se 2- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
  • Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
  • Njohuri shumë të mira në programin Alpha;
  • Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
  • Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;
  • Duhet të jenë pajisur më me patentë;

Ofrohet:

  • Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Cel. : +355686082912

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 20 Jobs
  • Location
  • Profili Turizem