FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT 192 views

DIMENSION  për një nga Universitetet më të mëdha private në vend po kërkon të rekrutojë:

DEKAN / FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Përshkrimi i pozicionit
Dekani është autoriteti më i lartë akademik i Fakultetit, gjithashtu përfaqësuesi i tij ka autoritetin kryesor për të drejtuar dhe menaxhuar fakultetin e tij.


DETYRAT E POZICIONIT

· Dekani është përgjegjës për organizimin dhe menaxhimin e programit akademik në fakultetin e tij.
· Ai do të mbikëqyrë planifikimin e kurrikulave, zhvillimin e programeve të reja, përzgjedhjen e profesorëve dhe stafit akademik dhe monitorimin e cilësisë së mësimdhënies.
· Harton të gjitha projekt-aktet që miratohen nga Senati përmes propozimit të Rektorit dhe harton projekt-rregulloret e programeve mësimore të Fakultetit.
· Miraton përbërjen e komisioneve për provimet e formimit dhe mbrojtjen e temave të diplomave, të propozuara nga Përgjegjësi i departementit.
· Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Rektori, Senati dhe BA.
· Raporton Rektorit në përfundim të çdo semestri lidhur me ecurinë dhe realizimin e objektivave të vendosura për aktivitetin mësimor, kërkimor dhe shkencor në Fakultetin që ai drejton.
· Luan një rol të rëndësishëm në lidhjet me komunitetin akademik, sipërmarrësit, dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë.
· Ai mund të ketë përgjegjësi për të ndërtuar partneritete dhe lidhje me institucione të tjera, duke siguruar mundësi për shkëmbim studentor, bashkëpunim shkencor dhe zhvillim të projekteve të përbashkëta.
· Dekani ka përgjegjësi për zhvillimin e stafit akademik dhe administrativ në fakultetin ose shkollën e tij.
· Sigurojë që profesorët dhe punonjësit e tjerë të kenë mundësi për rritje profesionale, trajnime të vazhdueshme dhe zhvillim të aftësive të tyre.
· Është përgjegjës për përfaqësimin e fakultetit ose shkollës në nivele të ndryshme, si në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
· Përfshihet në organizata profesionale, grupet e punës dhe vendime të tjera që kanë të bëjnë me arsimin e lartë.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Gradë e lartë shkencore Profesor i Asociuar i Shkencave te Teknologjise se Informacionit.
Eksperiencë:
· Të ketë eksperiencë akademike dhe administrative universitare.
· Preferohen kandidatë me eksperiencë si pedagogë, hulumtues dhe administratorë të nivelit të lartë
· Të ketë eksperiencë në zhvillimin e programeve akademike, menaxhimin e stafit dhe drejtimin e projekteve të ndryshme në arsimin e lartë përbëjnë avantazh

Aftësitë:
· Kërkohen aftësi shumë të mira menaxheriale, lidershipi dhe planifikimi strategjik.
· Kualifikime akademike të forta dhe njohuri në fushën e arsimit dhe kërkimit.
· Aftësi shumë te mira analizuese dhe të ketë një vizion strategjik për zhvillimin e fakulteti.


Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt 

DEKAN / FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime