Dimension për një nga kompanitë më të mëdha në vend në industrinë e turizmit po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
EXECUTIVE ASSISTANT and REPORTING
DETYRAT E POZICIONIT
- Përgjegjës për menaxhimin punëve administrative të CEO-s, organizon takimet, mbledhjet mujore, konferencat apo angazhime të tjera, pasqyron rezervimet/ndryshimet në kalendarin e takimeve;
- Përgatit minutat e takimeve dhe pikat përmbledhëse, prezantime apo dokumente të ndryshme që duhen gjatë mbledhjeve/takimeve të organizuara;
- Koordinon me të gjitha departamentet në kompani, në lidhje me raporte të ndryshme që duhet të përgatiten ditore/ javore/mujore, duke ndjekur të gjitha çështjet e hapura sipas prioriteteve të projekteve dhe afateve të vendosura;
- Analizon të gjithë kërkesat që dërgohen në lidhje me CEO-në, merr masazhet, telefonatat dhe dokumente të ndryshme që dërgohen nga palë të treta ose kompani të grupit;
- Rishikon, korrigjon dhe formaton të gjithë korrespondencat e përgatitura për nënshkrimin nga CEO, duke u siguruar që janë paraqitur saktë në bazë të procedurave të kompanisë;
- Trajton informacione konfidenciale dhe sensitive me shume maturi/diplomaci;
- Programon dhe organizon të gjitha aktivitet, udhëtimet në bazë të kërkesave për biznes (organizimi logjistik);
- Shërben si një ndërlidhëse me departamentet e tjera
- Kryen analiza të kërkimit të tregut të nevojshëm për rastet e ndryshme të biznesit;
- Përgjegjës për përgatitjen e të gjitha analizave dhe studimeve të fizibilitetit në lidhje me rastet e biznesit;
- Përgatit raporte teknike duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacione dhe tendenca;
- Përgjegjëse për protokollimin e dokumenteve zyrtare hyrëse/ dalëse në kompani;
- Kontrollon prezantimet mujore dhe saktësinë e informacionit;
- Analizon dhe përmbledh informacionin e raportuar në prezantime të ndryshme;
- Kontrollon saktësinë e raporteve financiare përpara se ti dërgohen CEO-së;
- Përgatit raporte dhe prezantime të ndryshme financiare;
- Ndjek deadline e përcaktuar nga CEO kundrejt stafeve, palëve të ndryshme;
- Arshivon të gjithë dokumentacionin e biznesit të miratuar nga CEO i kompanisë.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diploma Universitare në Shkenca Ekonomike (Financë/Administrim Biznesi etj)
Eksperienca: Preferohet përvojë pune të paktë 2 vite në të njëjtin profil
Aftësi:
- Aftësi të forta organizative që pasqyrojnë aftësinë për të kryer dhe për t’i dhënë përparësi detyrave të shumta pa probleme, me vëmendje të shkëlqyer ndaj detajeve;
- Aftësi shumë të forta ndërpersonale dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie me palët e interesuara, duke përfshirë stafin, partnerët e jashtëm dhe investitorët;
- Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbal;
- Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi, të jetë i/e adaptueshëm ndaj kërkesave të ndryshme dhe të demonstrojë nivelin më të lartë të shërbimit dhe përgjigjes ndaj klientit;
- Aftësi për të arritur objektivat dhe për të përmbushur afatet në një mjedis me ritme të shpejta;
- Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme;
- I/E aftë në Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe Power Point), etj.;
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Executive Assistant and Reporting»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
More Information
- Experience Level me eksperience