Estetiste 71 views

Job Expired

Shield Recruitment & HR kërkon Estetiste 1 (një) vend pune për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për këshillimin dhe udhëzimin e mysafirëve të hotelit në përzgjedhjen e tretmanëve të masazhës, dhe të bukurisë;
  • Përkujdeset për shërbimet e depilimit në mënyrë profesionale;
  • Përkujdeset për shërbime të “Manicure dhe Pedicure” në menyre profesionale;
  • Përkujdeset për trajtime bukurie;
  • Duhet të jetë në gjendje gjatë gjithë tretmaneve që ti dhuroj klientit/klientes një ndjenjë relaksi dhe rehatie duke i përmbushur të gjitha standardet e Swiss Diamond Hotel.
  • Përgjegjës për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e materialit të pranuar në rekreacion dhe në fillim të çdo muaji të përgatisë inventarizimin/regjistrimin;
  • Përgjegjës për mbajtjen e higjienës së plotë, pastërtisë dhe rregullit, sipas kritereve dhe standardeve
    të përcaktuara nga menaxhmenti në hapësirat e masazhimit e po qe nevoja edhe në ato të Qendrës Wellness&SPA;
  • Përgjegjës për mikpritje të ngrohtë, miqësore, korrekte, profesionale dhe xhentile ndaj Mysafirëve;
  • Përkujdeset për rrjedhën e papenguar të punës në njësinë e rekreacionit;
  • Përgjegjëse që procesi të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet;
  • Përgjegjës për zbatimin e politikave të Hotelit;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
  • Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  • Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve
    apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L06/082);
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës,
    kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet:

  • Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune profesionale si estetiste
  • Përgatitje profesionale dhe estetist/e i/e certifikuar
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi
  • Aftësi të punoj nën presion dhe fleksibil
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze
  • Të mos jetë nën hetime

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 26 dhjetor 2023 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Kosova, Prishtine
  • Rruga/Zona Rr. Hajdar Dushi Hyrja 1-B, Kati 4 Nr.10
  • Tel/Mob +38349909110
  • Profili Punesim