Elektriçist 131 views

Job Expired
Mundësi punësimi

Kompania Vega Solar e ka filluar rrugetimin e saj në Nëntor 2018, si nje start – up dhe sot është shndërruar në kompaninë lider në tregun shqiptar të projekteve fotovoltaike. Misioni i kompanisë është të ndërtojë një Shqipëri të
pavarur energjitikisht dhe duke marrë në konsideratë ekspertizën dhe cilësinë e lartë të projekteve qe realizon, të ardhmen e saj Vega Solar e ka projektuar si një kompani lider në realizimin e projekteve të mëdha fotovoltaike jo vetëm në Shqiperi, por edhe në Europë.
Në kuadrin e zhvilimit të saj, Vega Solar hap pozicionin vakant: Elektriçist

Përgjegjësitë kryesore të pozicionit:
  • Merr pjesë në montim dhe përkujdeset për mirëmbajtjen teknike të instalimeve elektrike
  • Bën lidhjen e konektorëve dhe lidhjen e matësave të energjisë
  • Suporton elektricistin kryesor për lidhjen e stringjeve sipas projektit
  • Përfshihet në shtrimin e kanalinave dhe shtrirjen e kabujve DC dhe AC
  • Ndjek cdo detyrë tjetër të caktuar nga përgjegjësi apo menaxheri për mirëmbajtjen e punë

 


Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Ekpserienca e mëparshme përbën avantazh
  • Të mos ketë problem me ngritjen e peshave
  • Të jetë i aftë për të punuar në grup si edhe individualisht
  • Të zotërojë certifikimin për elektriçist

 


Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: 
rekrutime@vegasolar.al me subjekt “Elektriçist” ose kontaktoni në numer celular 0684127313.
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Profili Energjitike