Ekonomiste (Kontabël) ne Durres 235 views1 application

Job Expired

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t’i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Ekonomiste (Kontabël)

Kushtet e kontratës: E pacaktuar

Vendndodhja: Durrës, Shqipëri

Qëllimi i Pozicionit: Po kërkojmë një profesionist kontabël për Klientin tonë ndërkombëtar me vendndodhje në Durrës, për pozicionin e punës Ekonomiste (Kontabël). Në këtë rol, do të jeni përgjegjës për të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin në sektorin e financës duke përfshirë krijimin e modeleve financiare dhe ekonomike, ndër të tjera.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Plotësim, lëshim, regjistrim dhe ndjekja e faturave të shitjes/blerjes;
• Rakordim kontabël me furnitorët/klientët dhe Administrim arke;
• Harton Raport mujor për informimin e drejtuesëve mbi zhvillimin financiar të kompanisë;
• Rakordim me operacionet/performancën për informacione/të dhëna shërbimesh;
• Rakordime mujore me APD-në;
• Përgatitje të statistikave dhe analizës lidhur me buxhetimin dhe kostot.
• Rakordon dhe shkëmben informacionet përkatëse me studion kontabël.
• Përgatit tabelat e fitimit/humbjes për përdorim të brendshëm.
• Administrim të rekordeve/evidencave për magazinat, karburantin dhe asetet.
• Dërgon fizikisht dokumenta pranë studios kontabël.
• Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës apo ngarkuar nga Punëdhënësi.

Edukimi:

• Diplomë Bachelor në degët Financë, Kontabilitet.

Eksperienca e Punës dhe Aftësitë e Kërkuara:

• 3+ vjet përvojë pune në sektorin e financës.
• Të njohë shumë mirë proçedurat e fiskalizimit dhe programin Financa 5
• Duhet të ketë aftësi të shkëlqyera kompjuterike.

Aftësi të tjera ndërpersonale:

• Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike
• Duhet të posedojë aftësi të forta ndërpersonale.
• Duhet të demonstrojë aftësi shumë të mira komunikimi si me shkrim ashtu edhe me gojë.
• Dëshira e fortë për të mësuar, përvetësuar njohuri të reja dhe për t’i zbatuar ato në praktikë.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al

Afati i Aplikimit: 13.05.2022

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Kavajes/Condor Center
  • Tel/Mob +355682081362
  • Profili Sherbime