Në kuadër të procesit të plotësimit të personelit Spitali Salus kërkon Ekonomist/e me karakteristikat si më poshtë:
-Të ketë kryer studimet e larta në degën përkatëse (preferohet dega finance-kontabilitet).
-Të ketë njohuri shumë të mira të programeve financiare, në vecanti programit Alpha dhe financa 5.
-Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e Excel-it dhe njohuri të mjaftueshme në programet e tjera kompjuterike.
-Të ketë mbi 3 –vite eksperience punë në pozicione të ngjashme
-Aftësi shumë të mira komunikuese.
-Aftësi të mira bashkëpunimi dhe pune në grup.
-Të jetë njohës/e i/e gjuhës Italiane (kriter i domosdoshëm).
Procedura e aplikimit:
Kandidatët aplikues, deri në datën 2 nëntor 2022, duhet të nisin në adresën elektronike info@salus.al dokumentacionin e mëposhtëm:
- Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe në formatin Europass;
- Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;
Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” I ndryshuar.
More Information
- Rruga/Zona Autostrada TR-DR
- Language italisht
- Experience Level me eksperience