Durres, ofroj vend pune Këshillues Klienti (M) Durrës 244 views

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007)..
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Këshillues Klienti (M)
Departmenti: Retail
Vendodhja: Durrës

Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe të mirëmbajë hapësirën që ka nën përgjegjësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj.
  • Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë;
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj;
  • Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj;
  • Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj;
  • Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj;
  • Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve nën përgjegjësin e tij/saj;
  • Realizimi i inventarëve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve;

Kualifikimet:

  • Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
  • Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin
  • I sjellshëm dhe me vetëbesim;
  • I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese;
  • Te jete kreativ.

Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 17/05/2024 në adresën hr@neptun.al ose në numrin e kontaktit +355689000089

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Elektro-Shtepiake