Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen Sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin.
Progeen Sh.p.k ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.
Pozicioni: Drejtor Kantieri/ Durrës
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Pozicionit: Drejtori i Kantierit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e zbatimit të projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikqyrëse, koordinuese, vendimarrëse. Drejtuesi i Kantierit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Përgatitja e planit të punës dhe grafikut të punimeve të detajuar në bashkëpunim me stafin Teknik në respektim të kërkesave të kontratës, specifikimeve teknike, planit të cilësisë dhe buxhetit të projektit;
Të vlerësojë fuqinë puntore, pajisjet, materialet dhe burimet e tjera që kërkohen për të siguruar që projekti të përfundoj në kohën, cilesinë e duhur dhe sipas grafikut të aprovuar të punimeve;
Mbikqyrja e punimeve ditore në object dhe monitorimi I progresit të punimeve;
Kontrolli i performancës së punonjësve të stafit të kantierit dhe nënkontraktorëve,
Të sigurojë dhe të interpretojë informacionin Teknik dhe financiar në shoqëri dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit si dhe të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot;
Verifikim i zbatimit të procedurës për përgatitjen e dokumentacionit teknik ditor të objektit;
Verifikim i zbatimit të procedurës për sigurimin teknik të kantierit;
Verifikim i zbatimit të procedurës për kontrollin e cilësisë;
Përgatitje e korespondencave të ndryshme me zyrën qëndrore të shoqërisë, supervizorin dhe/ose investitorin;
Të kontrolloj dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore progresive të projektit, së bashku me dokumentacionin mbështetës të punimeve të realizuara, mbështetur në metodologjinë e zbatimit të shoqërisë;
Të kontrollojë dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore dhe progresive të nënkontraktorëve;
Të organizojë dhe të mbikqyrë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
Kontrolli i kohëshënuesit dhe listëpagesës mujore të stafit të kantierit;
Monitorimi i zbatimit të kontratave të nënkontraktoreve që punojnë në kantier si
prodhim, furnizime dhe shërbime.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Edukimi: – Diplomë Universitare – Dega Inxhinieri Ndërtimi;
- Eksperienca: – Eksperiencë pune 7-10 vjet.
Aftësi të tjera:
- Aftësi për të drejtuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat;
- Komunikim shumë i mirë verbal dhe me shkrim për përgatitje raportesh;
- Të ketë fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MSPROJECT etj.);
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
Përfitimet:
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
- Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
- Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të website.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience