DREJTUES TEKNIK (Profili Elektrik) 170 views1 application

Job Expired

Dimension për një kompani që operon në industrinë e energjisë së rinovueshme po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

DREJTUES TEKNIK (Profili Elektrik)


DETYRAT E POZICIONIT

  • Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne faza, qe nga projekt ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar;
  • Pergatit dhe miraton procedurat dhe standartet per kontrollin e zbatimit te proceseve te punimeve MEP;
  • Miraton dokumentacioni projektues dhe dokumentacioni financiar;
  • Koordinon gjithe dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor per marrjen e lejeve perkatese ne institucionet vendase;
  • Monitoron grafikun e zbatimit te punimeve elektrike;
  • Garanton materialet e domosdoshme per ligjin me infrastrukturen, lejet e miratimet e enteve perkatese, lejet e shfrytezimit te objekteve, akt kolaudimet pjesore dhe perfundimtare;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punen e inxhiniereve te zbatimit per t’u siguruar se te gjitha punimet po kryhen sipas parametrave te percaktuara ne projekt;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punen e nenkotraktoreve per t’u siguruar se te gjitha punimet po kryhen sipas parametrave te percaktuara ne projekt;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke pregatitur preventivin total;
  • Identifikon tregun e materialeve dhe te instalatorëve elektrike vendas ose te huaj dhe koordinon me departamentet e tjera per menyren e perzgjedhjes se ketyre materialeve;
  • Koordinon punen midis grupeve te ndryshme instalatore;
  • Aprovon materialet qe hyjne ne kantier;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Harton dhe mbikqyr mirembajtien periodike te sistemit instalimeve elektrike gjate fazes te shfrytezimit dhe mban gjithmone te informuar stafin e manaxhimit te projektit, si per ndryshimet e bera ne kuader te perfundimit te projektit ne kohe ose ndryshime te kryera nga nenkontraktori;
  • Perpilon dhe kordinon punen per pregatitjen e manualeve te mirembajties te instalimeve elektrike;
  • Merr pjese ne hartimin dhe zbatimin e rregullores se sigurimit teknik ne lidhje me instalimet elektrike;
  • Kryen detyra te tjera qe i caktohen;
  • Pergatitet planet e trajnimit per sigurine ne pune dhe shendetin te ekipit qe zbaton projektet;
  • Raporton tek Drejtori Ekzekutiv;

 

Detyra menaxheriale

  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afatshkurter dhe afat vjetor;
  • Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
  • Identifikon nevojat për trajnim;
  • Bën vlerësimin e performancës për stafin në varesi dhe benefitet për ta;
  • Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
  • Raporton tek Drejtori Ekzekutiv, potencialet për projekte te reja të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
  • Detyra të tjera që i caktohen;

 


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomuar ne nje nga deget e Inxhinierise Eletrike (Elektrike, Energjitike, Mekatronik);
Eksperienca: Preferohet përvojë pune 5-7 vite si Inxhinier Elektrik apo Menaxher Projektesh
Aftësi:

  • Aftesi per koordinimin e punimeve elektrike, etj;
  • Aftesi kompetente ne skicime, ne programim te sakte, instalime dhe testime te sistemeve elektrike;
  • Aftesi shume te mira komunikimi dhe aftesi nderpersonale;
  • Te kete njohuri ne proceset dhe materialet e ndertimit, si dhe ne menaxhimin e projektit;
  • Eksperience ne CAD dhe MS eshte nje avantazh, si dhe aftesia per te lexuar projektet dhe specifikimet;
  • Njohuri ne perpilim kontratash ne sipermarje per instalimet elektro elektrike;
  • Njohuri te plote te standarteve elektrike ne fuqi;


Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonërekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Drejtues Teknik »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime