Drejtues Teknik per punimet Elektrike 15 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

 

Pozicioni: Drejtues Teknik per punimet Elektrike

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë

 

Përmbledhja e Pozicionit: Drejtues Teknik per punimet Elektrike, është personi përgjegjës i kompanisë për të gjitha punimet e instalimeve elektrike.

DTPE garanton realizimin  e punimeve në përputhje me kushtet teknike të zbatimit, projektin dhe specifikimet teknike, sigurimin teknik dhe mbrojtjen në punë. Ai siguron zbatimin e kushteve të kontratës e dispozitave në fuqi.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Harton oponencat teknike te projekteve te zbatimit qe meren ne dorezim nga investitori nga pikepamja e zbatueshmerise, verifikon perputhshmerine midis projektit-preventivit dhe specifikimeve.Pergatit dhe:
  • Miraton procedurat dhe standartet per kontrolin e zbatimit te proceseve te punimeve elektrike
  • Harton strategjine e ndarjes se punimeve ne paketa te ndryshme tenderuese dhe pergatit dokumentacionin e nevojshme per cdo pakete sipas nevojes dhe interesit specific te cdo kantieri
  • Monitoron grafikun e zbatimit te punimeve elektrike
  • Garanton materialet e domosdoshme per lidhjen me infrastrukturen
  • Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne fazen e zbatimit
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punen e nenkontraktoreve elektrik per tu siguruar se te gjithe punimet po kryhen sipas parametrave te percaktuara ne projekt dhe ne kontraten dypaleshe.
  • Identifikon tregun e materialeve dhe te instalatoreve elektrike vendas ose te huaj dhe koordinon me departamentet e tjera per menyren e perzgjedhjes
  • Koordinon punen midis grupeve ne kantier
  • Aprovon situacionet mujore
  • Harton dhe mbikqyr mirembajtjen periodike te sistemit te instalimeve elektrike gjate periudhes se garancise se defekteve, mban gjithmone te informuar stafin te menaxhimit te projektit, si per ndryshimet e bera ne kuader te perfundimit te projektit ne kohe ose ndryshimeve te kryera nga nenkontaktori.
  • Perpilon dhe koordinon punen per pergatitjen e manualeve te mirembajtjes te instalimeve elektrike
  • Merr pjese ne hartimin e rregullores se sigurimit teknik ne lidhje me instalimet elektrike
  • Kryen detyra te tjera qe I caktohen por qe lidhen me funksionin e Drejtuesit Teknik per Punime Elektrike.

 

Raportim/Koordinim

  • Raporton tek Drejtori Teknik;
  • Tek Drejtuesi Teknik i punimeve Elektrike raportojne inxhinier e fushes perkates per ecurine e projekteve qe jane ne zhvillim;
  • Pergjegjesi Teknik dhe Projekt Menaxheri I projektit duhet te mbajne te informuar DrejtuesinTeknik te punimeve Elektrike per nevojat ose problematikat e projekteve;
  • Ne mungese te tij detyrat ndiqen nga inxhinieri I disiplines ne koordinim me Drejtuesin Teknik per punimet mekanike;

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë në degët Inxhinieri Elektrike

 

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 10 vite ne fushen e ndertimeve civile;
  • Eksperiencë në sistemet Data dhe IT, sistemet e monitorimit CCTV, eksperience ne HVAC, sistemet elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes etj.
  • Aftesi koordinimi ne punime elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes etj.;
  • Aftesi kompetente ne skicime, ne programim te sakte, instalime dhe testime te sistemeve elektrike;
  • Aftesi shumë t mira komunikimi dhe aftesi nderpersonale;
  • Te kete njohuri ne proceset dhe materialet e ndertimit, si dhe ne menaxhimin e projektit;
  • Eksperience ne CAD dhe MS eshte nje avantazh, si dhe aftesia per te lexuar projektet dhe specifikimet;
  • Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarje për instalimet elektro elektrike;
  • Njohuri të plotë të standarteve elektrike në fuqi;

 

 

 

 

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:

https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002711001/Drejtues-Teknik-p%C3%ABr-punimet-Elektrike?source=CareerSite

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

 

Afati i dorëzimit: 31.10.2025

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 28 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim