Drejtues Teknik | Mane TCI 152 views1 application

Job Expired

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

Pozicioni: Drejtues i Departamentit Teknik (Drejtues Teknik)

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë

 

Përmbledhja e Pozicionit:

Drejtuesi Teknik (DT) është përgjegjës për përgatitjen e standardeve dhe procedurave të Menaxhimit të cilësisë, analizat tekniko financiare të projekteve. Harton buxhetet e projekteve. Është kryetar i këshillit teknik dhe është përgjegjës edhe për oponencën e projekteve.

DT garanton realizimin e punimeve në përputhje me kushtet teknike të zbatimit, specifikimet teknike, sigurimin teknik dhe mbrojtjen në punë, zbatimin e  kushteve të kontratës e dispozitave ligjore në fuqi.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

 

    • Implementimin e Manualit Teknik, procedurave, instruksioneve dhe formularëve;
    • Vlerësimin e efektivitetit të impementimit të këtij manuali për rritjen e kontrollit të cilësisë brenda departamentit teknik
    • Menaxhimin e një ose më shumë projekteve, duke iu përmbajtur qëllimit, cilësisë, kohës, kostos dhe kërkesave të Investitorit;
    • Hartimin e buxheteve, cost raporteve, grafikut të punimeve të projekteve të reja;
    • Azhornimin e buxhetit vjetor të projekteve në tërësi;
    • Përpilimi dhe aprovimi i cost raporteve dhe grafikut të punimeve për projektet e shoqërisë;
    • Monitorimi raporteve të kostos, realizimit të grafikut të punimeve, grafikut të prokurimeve dhe buxhetit të projektit/eve;
    • Përgatit, rishikon, dhe aprovon politikat e Menaxhimit të Cilesisë, si dhe procedurave perkatese ne departamentin teknik;
    • Analiza tekniko –financiare të projekteve;
    • Kontrollon dhe miraton situacionet përmbledhëse mujore;
    • Koordinimin e përgjithshëm të projekteve të kompanisë, të burimeve njerëzore, mjeteve dhe makinerive;
    • Kryerjen e auditeve të brëndëshme për të siguruar implementimin e suksesshëm të PMC;
    • Raportimi periodik në nivelin e lartë të menaxhimit;
    • Aprovimi i termave teknik të kontratave;
    • Koordinimi dhe aprovim të kushteve të garancisë, afateve, shtojcave, penaliteteve etj.;
    • Koordinimi dhe sigurimi i  respektimit të kontratave në të gjitha kantieret e ManeTCI;
    • Rishqyrton planet e projektit dhe kontrollon rezultatet nëse janë në përputhje me principet teknike, standardet dhe specifikimet e përcaktuara në projekt;
    • Koordinon punën për pëgratitjen e dokumentacioneve tekniko-ligjore për objektet;
    • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e Manaxher Programi/Projekti në ndërtim, siguron asistence teknike, monitoron progresin e punës;
    • Garanton zbatimin e procedurave administrative të kompanisë për punonjësit e Departamenti Teknik;
    • Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
    • Në bashkëpunim me departamentin e Burimeve Njerëzore, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
    • Propozon pranë DBNJ, ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standartet e punës;
    • Detyra te tjera qe i ngarkohen.

 

Arsimimi: Të zotërojë Diplomë Universitare Niveli Master, në Inxhinieri Ndërtimi

 

Eksperienca: Të ketë eksperiencë disa vjeçare si Drejtues Teknik në një firmë ndërtimi dhe eksperiencë jo më pak se 7 vjeçare në drejtimin e projekteve të ndërtimit.

 

Kualifikime të tjera:

    • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
    • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
    • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj;
    • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
    • Njohuri shume të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër te komunitetit europian do te perbente avantazh);
    • Te kete iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punes;
    • Të njohë dhe përdorë programet kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etc.);
    • Të posedojë licencën si inxhinier profesional në Shqipëri;
    • Të ketë të drejtën ligjore si Drejtues Teknik.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:

https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000001231001/Drejtues-Departamenti-Teknik?source=CareerSite

 

Në përfundim të procesit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

 

Afati i dorëzimit: 21/04/2023

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim