Drejtues Teknik i Projektit 222 views

Dimension HR është duke rekrutuar një DREJTUES TEKNIK për projektet e një kompanie lider qe operon ne sektorin e ndertimit.

DETYRAT E POZICIONIT
· Merr pjesë së bashku me menaxherin e projektit në përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit të projektit;
· Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve si dhe ndjekjen dhe ecurinë e tyre;
· Zbatimi i punimeve në këtë projekt në përputhje të plotë me projektet e miratuara, direktivat dhe standardet e Kompanisë si dhe në përputhje me KTZ;
· Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
· Menaxhon strukturën tekniko-administrative të projektit;
· Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet dhe planet e projektit;
· Monitorimi i vazhdueshëm të kontratave;
· Aprovimin e penaliteteve;
· Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
· Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
· Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të
progresit të projektit;
· Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe
kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjithë kantierin;
· Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
· Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
· Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të
kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
· Përgatit raportet periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
· Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi
direkte të tij;
· Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
· Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
· Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës
dhe bën vlerësimin e performancës;
· Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në
varësi direkt të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të
· organizimit të departamentit;
· Propozon ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë
duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë master në Inxhinieri Ndërtimi.

Eksperienca: Eksperiencë pune në drejtimin e projekteve civile jo më pak se 10 vjet;

Aftësi:
· Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
· Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
· Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në
projekte ndërtimi;
· Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh);
· Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
· Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-
PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)
· Të ketë punuar me FIDIC në kontrata të tjera.

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Drejtues Teknik i Projektit »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 44 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime