DREJTUES KANTIERI 113 views

Job Expired

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një kompani lider ne fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

DREJTUES KANTIERI

 

DETYRAT E POZICIONIT

– Përgatit dhe menaxhon buxhetin e projektit;

– Menaxhon devijimet në projekt;

-Përgatit dhe Menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjekjen e ecurinë e tij;

– Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standartet e kompanisë dhe KTZ;

– Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;

– Miraton cost raportet mujore të projektit;

– Menaxhon strukturën tekniko administrative të projektit;

– Përpilon pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit,

specifikimet, planet e projektit;

– Përcakton shtojcat e kontratatave (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkangjitjes së tyre me kontratën;

– Monitoron në mënyrë të vazhdueshme kontratat si dhe aprovon penalitetet;

– Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;

– Garanton zbatimin e proçedurave tekniko-administrative të shoqërisë;

– Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit si dhe përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;

– Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve;

– Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;

– Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;

– Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, te kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin me sukses të projektit;

– Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;

– Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkt;

– Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;

– Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi

direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit

të departamentit;

– Propozon, ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në pune duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse.

– Në rastet kur kantieri nuk ka të përcaktuar një Përgjegjës Teknik, ky rol do të ndiqet nga Drejtuesi i Kantierit;

– Ndjekja e periudhës së garancisë se defekteve kundrejt investitorit;

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi

Eksperienca: Preferohet  të paktën 10 vite eksperiencë pune ne role drejtuese

Aftësi:

– Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;

–  Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata,

procedurat dhe manualet teknike;

– Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projektë

ndërtimi;

– Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, për të përgatitur raporte;

– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër do të përbënte avantazh);

– Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;

– Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA)

 

 


Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.

Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM !


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime