Drejtues Kantieri 82 views

Mundësi Punësimi – Drejtues Kantieri

VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani udhëheqëse në Shqipëri, e specializuar në dizajnimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurimi, Ndërtimi), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.

Detyra të përgjithshme të rolit:

  • Përgjegjës për zbatimin e projektit sipas specifikimeve të përcaktuara në projekt;
  • Drejton dhe organizon të gjithë punonjësit e kantierit në varësi të proceseve të punës;
  • Qëndron në kontakt me personin përgjegjës që ka caktuar investitori dhe/ose investitorin;
  • Sigurohet që të respektohen oraret ditore të fillimit dhe përfundimit të punës në kantier;
  • Sigurohet për uniformat e punëtorëve, veglat e punës dhe mjetet e sigurimit teknik;
  • Harton plane pune ditore, javore, mujore duke llogaritur afatet, makinerinë, pajisjet dhe forcat punëtore për realizimin e planeve;
  • Përgatit listën e materialeve në varësi të ecurisë së punës në mënyrë që të mos shkaktohen vonesa;
  • Është përgjegjës që puna në kantier të zhvillohet në përputhje me rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Sigurohet që kantieri të jetë i pastër çdo ditë;
  • Organizon dhe koordinon proceset në mënyrë që projekti të përfundojë brenda afateve të përcaktuara.
  • Monitoron dhe drejton proceset e punës në mënyrë që të respektohen standartet e cilësisë;
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me Menaxherin e Projektit dhe Menaxherin e Përgjithshëm të kompanisë;
  • Angazhon asistentët e tij në detyra ose procese të caktuara dhe merr raportime prej tyre;
  • Raporton ecurinë e punimeve sipas formateve të përcaktuara (ditore, javore, etj);
  • Informon punonjësit e kantierit për ndryshimet në politikat ose rregulloret e kompanisë;
  • Është pikë kontakti për punonjësit e kantierit për problematikat dhe shqetësimet e tyre, më pas adreson problematikat tek personat përgjegjës në kompani;
  • Ndihmon në procesin e vlerësimit të performancës për punonjësit e kantierit;
  • Përgjegjës për marrëdhënien me nënkontraktorët (organizimin e tyre, kontrollin e afateve, kontrollin e cilësisë, mbajtjen e kontakteve) etj;
  • Menaxhon “On Site Budget” dhe çdo dokument tjetër në kantier;

Kriteret dhe kualifikimet:

  • Të jetë i diplomuar në degën e Inxhinierisë Elektrike. Njohuritë në fushën e Energjisë së Rinovueshme përbejnë avantazh.
  • Minimalisht 5 vite pune në profesion, dy nga të cilat si drejtues kantieri ose inxhinier zbatimi.
  • Aftësi të shkëlqyera teknike, menaxheriale dhe komunikuese.
  • Njohuri të mira të procedurave të sigurisë në vendin e punës dhe përmbushjes së standardeve të sigurisë në ndërtim.
  • Të njohë mirë programet kompjuterike, AutoCAD, Microsoft Office, Google Drive.
  • Aftësi të mira analitike për të identifikuar problematika të mundshme gjatë zhvillimit të projektit dhe të jetë i aftë të ofrojë zgjidhje.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Të disponojë leje drejtimi kategoria B.

Shënime:

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt “Drejtues Kantieri”.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

 

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Profili Energjitike