DREJTOR SHITJESH 22 views

Job Expired

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një kompani të madhe në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

DREJTOR SHITJESH

DETYRAT E POZICIONIT

– Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë duke e detajuar në plane veprimi mujore.

– Rekomandon dhe administron zhvillimin e politikave dhe procedurave për të rritur efiçiencën e shitjeve.

– Analizon dhe vlereson efektivitetin e shitjeve, produkteve, metodave, kostove dhe rezultateve.

– Përgatit planet e veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klienteve të rinj si edhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja.

– Mobilizon dhe motivon e Ekipin e Shitjeve për arritjen e objektivave të departamentit.

– Realizon propozime në zhvillimin e të gjitha produkteve të reja.

– Bashkëpunon me të gjithë departamentet e kompanisë për të siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të departamentit që drejton.

– Informon klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin që ofron kompania.

– Ndjek marrëveshjet e kleringut, për t’i finalizuar në afatet e kërkuara.

– Kontrollon kërkesat e klientëve tek departamentet përkatëse para finalizimit të kontratës.

– Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë.

– Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klient të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës.

– Mban marrëdheniet me përfaqësuesit e agjencive Real Estate.

– Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës.

– Kryen përzgjedhjen e pronave nga kompanitë e tjera të ndërtimit kur ka marrëdhënie kleringu.

– Kontrollon draft kontratën e porosisë/sipërmarrjes dhe të shitjes për çdo projekt, në bashkëpunim me departamentet Juridik, Teknik, Financiar.

– Realizon objektivat e zhvillimit të biznesit për projektet që mbulon dukekontribuar në informacionet dhe rekomandimet në planet strategjike të kompanisë. Negocion me pronaret e tokave për finalizimin e kontratave të shkëmbimit, ndjek vazhdimisht projektet zhvillimore, si edhe ndarjen e pjesëve takuese për pronaret e tokave pas finalizimit të projekteve zhvillimore.

– Identifikon mundësitë e zhvillimit të biznesit, duke përcaktuar kërkesat e klientëve, levizjet e tregut, lëvizjet e konkurentëve, parashikimin e levizjeve konsumatore, specifikimet e produktit.

– Rekomandon politikat e çmimit dhe ofertat e ndryshme për produktet e projekteve në ngarkim.

– Krijon oferta të personalizuara me klientet duke përshtatur nevojat e klienteve me llojin e produktit që kompania ofron.

– Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme të financimit.

– Sygjeron dhe ofron rekomandime për planet e promovimit të kompanisë dhe produkteve të projekteve kundrejt audiencës së interesuar.

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë të shkollës së larte.

Eksperienca: Preferohet mbi 5 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve dhe atë imobiliar. Të avantazhuar kandidatët me experience në drejtimin e ekipeve të shitjeve si Menaxher/Drejtor.

Aftësi:

– Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze dhe Italiane.

– Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.

– Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.

 

 


Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.

Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime