Drejtor Shitjesh 48 views

Job Expired

Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Drejtor Shitjesh

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Zbaton të gjitha aktivitet e shitjeve dhe maksimizimin e mundësive të biznesit;
• Hulumton tregun (analiza/matje) dhe zhvillon plane strategjike mbi shitjen e produkteve konform qëllimeve buxhetore të kompanisë;
• Zbatimin dhe ekzekutimin e të gjitha objektivave të shitjeve dhe planeve të veprimit për të arritur dhe tejkaluar objektivat e vendosura;
• Njohuri të hollësishme për të gjitha shërbimet që ofron kompania dhe të gjitha faktet dhe shifrat përkatëse të kompanisë;
• Motivon, mentoron dhe menaxhon stafin e shitjes;
• Identifikon mundësitë e reja për biznes/trendeve në rritje për plotësimin e nevojave të klientëve;
• Përcakton standarde, objektiva dhe qëllime realiste, të matshme të shitjeve (për aktivitetet e shitjes dhe të ardhurat) që duhen arritur;
• Zgjidh çështjet e klientëve që dalin nga procesi i shitjes dhe sjell çështjet në vëmendjen e drejtuesve sipas rastit. Kjo përfshin feedback nga biznesi, konferencat dhe eventet;
• Siguron që strategjitë e shitjes të respektohen gjatë negociatave dhe maksimizon mundësitë e shitjes sa herë që është e mundur;
• Kreativ në rritjen e biznesit;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

• Minimalisht dy vite eksperiencë pune në fushën e shitjeve dhe vecanërisht në industrinë e hotelerisë dhe eventeve;
• Diplomë BS/MS në marketing ose fusha të ngjashme;
• Aftësi shumë të mira negociuese;
• Përvojë shumë të mirë në drejtimin e shitjeve dhe përmbushjen dhe tejkalimin e objektivave;
• Aftësi shumë të mira të zhvillimit dhe menaxhimit të marrëdhënieve me klientët;
• Aftësi për të hulumtuar, identifikuar dhe zhvilluar perspektiva të reja;
• Njohuri në industrinë e turizmit dhe hotelerisë;
• Aftësi shumë të mira kompjuterike;
• Aftësi të forta ndërpersonale dhe të punojë mirë në mënyrë të pavarur, si dhe në ekip.
• Të jetë fleksibël dhe të ketë aftësi për t’u përshtatur me ndryshimin e prioriteteve dhe nevojave të biznesit;
• Të këtë aftësi shumë të mira drejtuese;
• Të jetë i aftë të demonstrojë komunikim të shkëlqyeshëm të shkruar dhe verbal në gjuhën angleze;
• Të ketë aftësi në kuptimin dhe mbikëqyrjen e veprimeve operacionale të hotelit;

Të gjithë aplikantët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikacionin e tyre të përbërë nga:

Letër motivimi, referenca ose kontakte për referencat e fundit të punës, CV në adresën e emailit: hr@atdg.al, ose kontaktoni ne numrin e telefonit: +355 68 608 2912

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, i vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Adresa: Blloku i Banimit “Kodra e Diellit” 2. Tiranë, Shqipëri.

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 20 Jobs
  • Location
  • Profili Turizem