Drejtor Shitjesh 36 views

Job Expired

Përshkrimi

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ”Marea Resort” (Kavajë), ”Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), ”Plazhi i Gurtë” (Qeparo), ”Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe ”Meshtekna” Brezovice.

Kompania po kërkon për departamentin “Marketing dhe Shitje”, Drejtor Shitjesh.

Detyrat

  • Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë duke e detajuar në plane veprimi mujore.
  • Rekomandon dhe administron zhvillimin e politikave dhe procedurave për të rritur efiçiencën e shitjeve.
  • Analizon dhe vlerëson efektivitetin e shitjeve, produkteve, metodave, kostove dhe rezultateve.
  • Përgatit planet e veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klienteve të rinj si edhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja.
  • Mobilizon dhe motivon e Ekipin e Shitjeve për arritjen e objektivave të departamentit.
  • Ndjek dhe siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientët.
  • Merr pjese dhe bën propozime në zhvillimin e të gjitha produkteve/shërbimeve të reja.
  • Bashkëpunon me të gjithë departamentet e kompanisë për të siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të departamentit që drejton.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë për Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve dhe atë imobiliar.
  • Të ketë eksperiencë pune si Menaxher në drejtimin e ekipeve të shitjeve.
  • Të zotërojë ”Paketën Office”.
  • Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze dhe Italiane.
  • Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, me palët e interesuara dhe me të gjithë palët e tjera.
  • Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.
  • Të ketë aftesi shumë të mira të punuarit në grup.

Shënime

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën tonë të e-mail: hr@agikons.com ose të na kontaktojnë në numrin tonë të cel: 068 40 52 085.

Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania. 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit" A0/1
  • Profili Ndertim