Drejtor i Departamentit te Finances (CFO) 149 views

Job Expired

Drejtor i Departamentit te Finances (CFO)

Grant Thornton në Shqipëri po asiston një nga klientët e tij, i cili është një institucion lider në fushën e shërbimeve të mikrofinancës,
për rekrutimin e një Drejtori të Departamentit të Financës (CFO)

Pershkrimi i pozicionit

Drejtori i Departamentit të Financës është përgjegjës për mbarëvajtjen e aspekteve financiare të institucionit. Ky pozicion është përgjegjës për respektimin e të gjitha parimeve të kontabilitetit, ligjeve të taksave dhe tatimeve, një sërë rregulloresh të Bankës së Shqipërisë si dhe rregullave dhe rregulloreve që reflektojnë në mënyrën më të përshtatshme dhe më të saktë të mundshme pozicionin financiar të institucionit në çdo kohë.

Pergjegjesite

  • Drejtimin financiar sipas standarteve tё kёrkuara bashkёkohore tё raportimit financiar, nё mёnyrё qё tё sigurohet vijueshmёria e veprimtarisё financiare dhe administrative tё Institucionit.
  • Administrimin e burimeve financiare dhe portofolit tё mjeteve financiare si dhe pёr sigurimin e plotesimin nё kohё tё nevojave pёr mjete likuide.
  • Merr pjesë dhe ndihmon Institucionin në formulimin dhe arritjen e objektivave strategjikë të planit të biznesit, përfshirë këtu dhe planin për kapitalin e Institucionit.
  • Administron investimet për arritjen e objektivave të të ardhurave dhe të likuiditetit.
  • Zhvillon, zbaton dhe monitoron politikat e kontabilitetit dhe thesarit, proçedurat, praktikat dhe kontrollet e brendshme.
  • Përgatit parashikime dhe buxhetime.
  • Planifikon, koordinon dhe ekzekuton proçese efikase në lidhje me strukturën e kapitalit, aseteve dhe detyrimeve të Institucionit.
  • Koordinon dhe mbikqyr në mënyrë të drejtëpërdrejtë detyrat e stafit në departamentin e tij/saj.

Profili

  • Arsim i larte, ne fushen e Ekonomise ( preferohet dega Finance ).
  • Eksperience ne drejtim financiar ne institucione te ngjashme ose banka te nivelit te dyte.
  • Kualifikime pasuniversitare ne fushen e administrimit dhe/ose kontabilitetit bankar.
  • Njohje te mire te standarteve kombetare dhe nderkombetare te kontabilitetit dhe raportimit financiar.
  • Njohje te mire te procedurave te auditit dhe te kontrollit te brendeshem.
  • Njohje shume te mire te MS Ofice dhe programeve te kontabilitetit.
  • Njohje te avancuara te MS Exel.
  • Njohje shume te mire te gjuhes angleze.
  • Aftesi shume te mira analitike.
  • Aftesi shume te mira per te drejtuar ne grup.
  • Te jete profesionalisht plotesisht i pergjegjshem, i pavarur dhe i mire organizuar per te plotesuar detyrat sipas ketij posti pune.
  • Te kete etike biznesi dhe vizion profesional.

Afati
Të gjithë aplikantët e interesuar janë të mirëpritur të dërgojnë aplikimin e tyre deri më 10 prill 2023
duke përfshirë një CV dhe certifikata/diploma të tjera përkatëse në adresën contact@al.gt.com duke specifikuar ne subjektin e email-it titullin e pozicionit për të cilën aplikoni.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Të gjitha aplikacionet trajtohen si konfidenciale.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Sami Frasheri, Kompleksi T.I.D, Shk. B, Floor 1, 10 000 Tirana, Albania
  • Tel/Mob +355 4 22 74 832
  • Profili Sherbime Financjare