DOHA, KATAR – KAMARIER/E & NDIHMES KAMARIER/E 115 views4 applications

Job Expired

Ne jemi Elite Jobs International, lider në industrinë ku operojmë jo vetëm me rrënjë dhe ekspertizë lokale por edhe pjesë e rrjeteve globale, dhe një pasion për vendosjen e personit të duhur në punën e duhur.

Elite Jobs International ju ofron mundësi të shkëlqyer për tu punësuar si KAMARIER/E & NDIHMES KAMARIER/E për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë, lider në fushën e gastronomisë, në DOHA, QATAR

KAMARIER/E & NDIHMES KAMARIER/E

Mundësi e shkëlqyer për avancim në karrierë; Trajnim I vazhdueshëm; Pjesë e një ekipi fitues i çmimeve kombëtare dhe ndërkombetare; Zbritje në restorantet dhe hotelet e rrjetit; Rregullsi në pagesën e orëve shtesë; Paketë e shkëlqyer page & benefitesh.

Paga Bazë – $1500 – $2000 Net në muaj

Benefitet përfshjnë:

  • Akomodim i ofruar/paguar nga punëdhënësi;
  • Transport I garantuar;
  • Bileta avionit vajtje-ardhje e paguar nga kompania;
  • Ushqimi i mbuluar nga kompania sipas kontratës së punës;
  • Kontratë pune 2-vjeçare me të drejte rinovimi;
  • Siguracion shëndetësor i mbuluar;
  • Lejeqëndrimi për 2 vite;
  • Leje vjetore të paguar 30 dite në vit.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ju do të jeni përgjegjës për të siguruar një nivel të shkëlqyeshëm të shërbimit për klientët tanë;
  • Të jeni i/e aftë të menaxhoni fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar punën në mënyrë sa më efektive me kolegët;
  • I/e aftë për të komunikuar me një standart të lartë profesional, etik, efikas dhe fleksibël në mënyrë që të maksimizoni kënaqësinë e klientëve;
  • Paraqisni menunë dhe ofroni informacion të detajuar kur pyeteni mbi menunë (p.sh. në lidhje me racionet, përbërësit apo alergji të mundshme ushqimore);
  • Ofroni rekomandime mbi menunë dhe shisni produkte shtesë nëse është e përshtatshme;

Kërkesat e profilit:

  • Preferohet 6 muaj ose më shumë eksperiencë pune e mëparshme në të njëjtin profil;
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me kortezi;
  • Niveli mesatar i gjuhës Angleze;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup.

Nëse ju jeni personi që zotëron dhe plotëson kërkesat e mësipërme, Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (CV Anglisht) në: www.elitejobs.org ose hr@elitejobs.org duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni. Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave personale”. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Pjeter Budi, 1001, Tirane Zyra 6, Pallati Rogerd (perballe Restorant Floges)
  • Profili Punesim