Pozicioni: Data Entry- Profili Farmaceutik
Përshkrimi i Punës: Azhornimi i një data base të produkteve farmaceutike, shëndetësore dhe veterinare.
Aktiviteti i profilit të kërkuar:
- Mbledhja dhe hedhja e të dhënave për sa i përket produkteve të reja, azhornimi i produkteve ekzistuese dhe administrimi i burimit të informacionit
- Mbledhja, azhornimi, dhe kontrolli i cilësisë së përmbajtjes shkencore dhe normativave përkatëse;
- Respektimi i standarteve të kërkuara;
- Kontrolli i cilësisë së të dhënave ekzistuese në data base: verifikimi i saktësisë dhe qartësisë së informacionit lidhur me medikamentet dhe produktet e ndryshme (integratorë, produkte me origjinë vegjetale, etj.).
- Verifikimi për përputhjen e informacionit me klasifikimin e dhënë nga burimet zyrtare, në mënyrë që të jenë të qarta, e të identifikueshme lehtë nga specialistët;
- Kërkimi dhe azhornimi i teksteve normative.
Kriteret:
- Diplomuar në Farmaci ose Mjekesi etj
- Njohuri të mira shkencore
- Njohje e mirë e gjuhës italiane
- Njohje e mirë e programeve informatike bazë (Mikrosoft Office)
- Aftësi të mira integrimi në grup, aftësi për të punuar në bazë të objektivave, precizion, kapacitet për respektimin e afateve
Orari: 08:00 – 17:00
Kontratë konform legjislacionit në fuqi
Paga 65.000 Lek dhe bonuse
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do te kontaktohen telefonikisht.
Dergoni CV ne: dergocv@life.com.al
Adresa: Rr. e Barrikadave, p. Galeria e Tiranes, nr. 6, (ish kinema 17 Nentori)
Facebook: LIFE Sh.p.k.
Instagram: lifeshpk
LinkedIn: LIFE shpk
Web: www.life.com.al
Cel. : 0696053528
More Information
- Language italisht